Një këmbësore ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti, njoftoi se kjo e fundit nuk ka arritur t’i përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti.
Njëherit, ka bërë të ditur se është arrestuar ngasësi i veturës.
“Rreth orës 20:00, nga QKUK, jemi njoftuar se këmbësorja: D.G (femër) 56 vjeç, nuk ka arritë të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe e njëjta ka vdekur. Lidhur me këtë rast hetuesit policor të njësitit të trafikut kanë nisë një hetim ndërkohë që është arrestuar ngasësi i automjetit”, tha Ahmeti./teve1.info/.