TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vdes gruaja që ia drejtoi gishtin Millosheviqit

Ka vdekur në moshën 79-vjeçare, themeluesja e Partisë Socialdemokrate dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Kaqusha Jashari. Lajmi u bë i ditur nga familjarë të saj. Ndërsa ata që e njohën nga afër veprimtarinë e saj, e cilësuan si ikonë të politikës kosovare.

by Fidan Zejnullahu
9 muaj ago
1 0
A A

Në vitit 1988, u zgjodh kryetare e Komitetit Krahinor të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës.

Kështu, Kaqusha Jashari, u bë kryetarja e vetme femër e një partie në vendet e ish-Jugosllavisë.

Vetëm një vit më vonë, nën masa të dhunshme, regjimi i Slobodan Millosheviqit, i suprimoi antoniminë Kosovës.

Kështu edhe gjuha e Millosheviqit, u ashpërsua.

Kësaj retorike të Millosheviqit, jo të gjithë patën guximin t’i dalin kundër.

Por, këtë e bëri Kaqusha Jashari, madje në Beograd.

“Kjo mbledhje është mbajtur në komitetin atëhershëm qendror të ish-lidhjes komuniste të Jugosllavisë, Kaqusha ka qenë përfaqësuese nga ish-krahina autonome socialiste e Kosovës…2:17 aty ka pasur një polemikë dhe debat të ashpër për qasjen e Kosovës. Millosheviqi si një diktator i vrazhdë, e ka ngritur në mënyrën më poshtëruese çështjen e Kosovës dhe Kaqusha jo vetëm se ka reaguar, por ma ka treguar rastin edhe vet Kaqusha, që ia ka ngrit gishtin të sytë dhe i ka thënë që nuk mundësh me veprua kështu në Kosovë”, thotë Gjergj Dedaj – ish – themelues i partisë Liberale të Kosovës.

Vepra e aktivistes për të drejtat e njeriut,  u kujtua edhe një herë të martën.

Kjo meqë familjarët njoftuan se ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Kaqusha Jashari, ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare.

Ata që e njohën nga afër, thonë se Kaqusha Jashari ishte ikonë e politikës kosovare.

“Të jesh grua, shqiptare dhe të jesh në Beograd e të punosh për çështjen e Kosovës, ka qenë diçka ekstrem e vështirë. Mirëpo një profil i një zonje si Kaqusha Jashari, zonjë e hekurt, e ka përfaqësuar denjësisht Kosovës”, thotë Dedaj.

Për vdekjen e ish-themelueses së Partisë Socialdemokrate të Kosovës, ka shkruar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe krerë të partive politike në vend.

“Jeta dhe vepra e znj. Jashari përfaqësojnë përkushtimin ndaj vendit, si zë i fuqishëm në kohë të vështira politike, si themeluese dhe udhëheqëse e një partie politike, si deputete e zgjedhur nga populli, por edhe si krijuese në sferën e artit. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe Partisë Socialdemokrate të Kosovës, thuhet nga Osmani.

Kaqusha Jashari u varros mesditën e së martës në Prishtinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj thotë se vizioni i Rugovës për lidhje me aleatët i parapriu shpalljes së pavarësisë

Haradinaj thotë se vizioni i Rugovës për lidhje me aleatët i parapriu shpalljes së pavarësisë

Përfundon numërimi i votave të votuesve me nevoja të veçanta

Përfundon rinumërimi i votave në 7 komuna

Rrahje mes të miturve në Suharekë, policia gjen fishekë e një boks të metalit në vendngjarje

Rrahje mes disa personave në Ferizaj, pesë nga të mitur

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Dy burra arrestohen në Lipjan, sulmuan një grua për çështje pronësore

Talenti Zuka, kalon në kategorinë e tretë të futbollit të Zvicrës

Arbnor Rifati ngre alarmin për mosbesimin e klubeve të basketbollit tek trajnerët vendorë

Arbnor Rifati ngre alarmin për mosbesimin e klubeve të basketbollit tek trajnerët vendorë

“Prishtina 2030” sjell risi në Lojërat Mesdhetare me sporte të reja

“Prishtina 2030” sjell risi në Lojërat Mesdhetare me sporte të reja

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Dy burra arrestohen në Lipjan, sulmuan një grua për çështje pronësore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën