Policia kishte njoftuar të enjten se një grua nga Vitomirica e Pejës kishte pësuar lëndime trupore, pasi që së njëjtës i ishte djegur një dhomë e shtëpisë.
Ndërsa sot është bërë e ditur se pas këtyre lëndimeve të marra, viktima ka ndërruar jetë.
“Me vendim të prokurorit trupi i viktimës i është liruar familjarëve”, thuhet në njoftimin e policisë.