Ka ndërruar jetë fotoreporteri i “Koha Ditore”, Alban Bujari.
Lajmin për vdekjen e tij e bënë të ditur familjarët dhe të afërmit, derisa u bë e ditur se i ndjeri varroset sot në varrezat e Dragodanit.
Bujari dokumentoi tmerret e luftës përmes fotografive.
Ai kishte hapur edhe ekspozitën e titulluar “Erë gjaku” përmes së cilës kujtohej Masakra e Rogovës së Hasit në Gjakovë.
Ndër të tjera ekspozita të Bujarit, ishin edhe ato me fotografi nga Prekazi, Burgu i Dubravës, Reçaku e Krusha.