TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vdes aleati i Trump, Charlie Kirk pasi u qëllua me plumb në qafë gjatë një aktiviteti në SHBA

by teve1
6 muaj ago
3
A A
Vdes aleati i Trump, Charlie Kirk pasi u qëllua me plumb në qafë gjatë një aktiviteti në SHBA

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se aktivisti konservator, Charlie Kirk ka ndërruar jetë, pasi u qëllua me armë zjarri në qafë, teksa po mbante një fjalim në një aktivitet në Universitetin e Luginës së Utah.

Në një reagim në Truth Social, Trump shkroi: “Charlie Kirk, i madh dhe i jashtëzakonshëm, nuk jeton më. Askush nuk e kuptoi dhe nuk kishte zemrën e rinisë amerikane më mirë se ai. Charlie u desh dhe u admirua nga të gjithë, veçanërisht nga unë, dhe tani nuk është më mes nesh. Unë dhe Melania shprehim ngushëllimet tona për bashkëshorten e tij Erika dhe familjen. Charlie, të duam!”.

Sekretarja e Bujqësisë, Brooke Rollins, njoftoi se Kirk ishte në gjendje kritike.

Fillimisht u njoftua se sulmuesi ishte arrestuar, por më vonë erdhi informacioni se personi i ndaluar ishte liruar.

Scott Trotter, një zëdhënës i Universitetit Utah Valley, tha se rreth orës 12:25 të pasdites sipas kohës lokale, “një e shtënë u dëgjua në oborrin e universitetit, pranë mensës studentore, ndërsa Charlie Kirk po fillonte fjalimin e tij”. Ai shtoi se kampusi ishte i bllokuar për pjesën tjetër të ditës.

Ndërkaq, kongresisti Jason Chaffetz, i cili ishte në event me vajzën e tij, i tha Fox News se dhuna ishte “tronditëse”.

“Të gjithë ishin në dysheme dhe vraponin”, tha Chaffetz. “Plumbi po vinte drejt e drejt tij”. Ai shtoi se kishte folur me Kirk pak para se të fillonte tubimi. Pas të shtënave, njerëzit filluan të iknin në panik dhe pasoi kaosi.

Ndryshe, Charlie Kirk, një nga zërat më të njohur të krahut konservator amerikan dhe themelues i organizatës rinore “Turning Point USA”. Ai njihej për mbështetjen e tij të fortë ndaj presidentit Donald Trump dhe ka ndjekës të shumtë në platformat sociale – mbi 5.2 milionë në X dhe 7.3 milionë në TikTok.

Qëllohet me armë në kampus aleati i Trump, Charlie Kirk

ShareTweet

Postime të ngjashme

Inspektorati në aksion në gjithë Kosovën për kontrollin e çmimeve në prag të Bajramit

Inspektorati në aksion në gjithë Kosovën për kontrollin e çmimeve në prag të Bajramit

Çmimi i naftës ngritet për 4%

Çmimi i naftës ngritet për 4%

Krejt çfarë tha Trumpi në fjalimin drejtuar Kongresit amerikan

Trump thotë se do ta ‘hedh në erë’ fushën e gazit iranian nëse sulmohet sërish Katari

Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI

Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI

Inspektorati në aksion në gjithë Kosovën për kontrollin e çmimeve në prag të Bajramit

Inspektorati në aksion në gjithë Kosovën për kontrollin e çmimeve në prag të Bajramit

Klinë: Gjenden mbetje eshtrash, dyshohen të jenë nga lufta

Drejtuesi i motoçikletës përplaset në shtyllë elektrike – Policia jep detaje për aksidentin fatal në Prishtinë

Tentim vrasja në Pejë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi pasi viktima u plagos me tre plumba

Apeli ia ul dënimin në 13 vjet burgim të akuzuarit për dhunim seksual gjatë luftës në Kosovë

Fenerbahçe insiston për Asllanin, kërkon ndihmë nga Muriqi

Fisnik Asllani: Ju tregoj pse zgjodha Kosovën para Gjermanisë

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

81-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Prizren

Kosova dhe Shqipëria cilësohen si vende “pjesërisht të lira” nga Freedom House

Kosova dhe Shqipëria cilësohen si vende “pjesërisht të lira” nga Freedom House

Sa është vend i sigurt Kosova për investime?

Finlanda sërish vendi më i lumtur në botë, Kosova renditet e 16-ta – lë pas Gjermaninë, Austrinë e Emiratet e Bashkuara Arabe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën