Ka vdekur njëri nga tre të lënduarit e aksidentit tek rrethrrotullimi në Prishtinë.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar Shaqir Uka, shef i repartit të Mjekimit Intensiv, i cili tha se viktima është 17 vjeçar dhe nuk ka arritur që të i përballojë plagët.
“Fatkeqësisht nuk ka arritur që të i përballojë plagët. Ka qenë 17 vjeçar që ishte duke u mjeku në kujdes intensive. I njëjti ka ndërruar jetë rreth orës 22:00”, tha Uka.