Një person është gjetur pa shenja jete mesditën e sotme në një shtëpi në rrugën “Obria” në Prishtinë.
Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana i cili ka bërë të ditur se ka nisur hetim lidhur me rastin.
Ai ka thënë se policia në koordinim me prokurorin e shtetit po vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
“Rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një shtëpi në rrugën Obria në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar Pllana./teve1.info/







