Madje, mjeku që kreu këtë operim, Kushtrim Shala e cilësoi atë si të suksesshëm.
Por, vetëm disa orë pas operimit, pacienti ndërroi jetë.
Drejtori i Klinikës Kardiokirugjike, Fati Brahimaj, reagoi duke thënë se kjo u bë për shkak se mjeku nuk ishte kompetent për këtë operacion.
Por, akuzave të Brahimajt iu kundërpërgjigj kirurgu që kreu operimin.
“Duke njohur bekgraundin profesional dhe etik të Rifat Brahimaj nuk çuditem për veprimin mjeran të cilin ka zgjedhur ta bëjë, ngase në pseodokirurg me vetëm 16 muaj trajnim me korrespodencë e me vdekshmëri që krahasohet me ato të laboratorëve eksperimentale, ftojë organet e hetuesisë t’i shohin dosjet e statistikat. Nuk ka aftësi e dijeni profesionale të gjykojë punën e dikujt tjetër”, tha ai.
E për rastin e vdekjes së këtij pacienti, Prokuroria bëri të ditur se kanë autorizuar Policinë për të ndërmarrë veprimet.
“Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme, me qëllim të sqarimit të kësaj çështjeje dhe eventualisht në rast të paraqitjes së elementeve të ndonjë vepre penale, do të veprohet tutje me këtë rast”, sqaron Prokuroria.
Edhe pse prokuroria ka nisur hetimet, familjarët kanë tërhequr trupin e pacientit për ceremoni të varrimit.
Tëvë1 ka tentuar që të marrë një qëndrim nga QKUK por që të njëjtit nuk kanë pranuar.
Nga QKUK nuk kanë lejuar ekipin e televizionit të hyj brenda Llinikës Kardiokirurgjike.
Ndërkaq nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ende s’është bërë e ditur se si do të trajtohet ky rast.
Kronika e gazetarit Lindrit Zejnullahu.







