TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
5 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
5 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Vdekja e kadetit policor në aksident, 6 vite e 8 muaj burgim për njërin e 10 muaj burgim për të akuzuarin tjetër

nga TËVË 1
14 Janar, 2025
5
A A
Vdekja e kadetit policor në aksident, 6 vite e 8 muaj burgim për njërin e 10 muaj burgim për të akuzuarin tjetër

Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me 6 vite e 8 muaj burgim të akuzuarin Arton Duraku, kurse me 10 muaj burgim të akuzuarin Nezir Duraku, për aksidentin e ndodhur në nëntor të 2022-ës në të cilin humbi jetën kadeti policor F.Sh.

Shpalljen e aktgjykimit e bëri të martën kryetari i trupit gjykues, Shaqë Curri, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I akuzuari Arton për veprën e parë “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370, paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, është dënuar me 6 vite e 4 muaj burgim.

Ndërsa për veprën e dytë të rikualifikuar nga “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik” nga neni 188, nga paragrafi 3, në paragrafin 1, të Kodit Penal, i ka shqiptuar dënim me 10 muaj burgim.

Ndaj Arton Durakut, Gjykata shqiptoi dënim unik me 6 vite e 8 muaj burgim.

Për të akuzuarin e dytë Nezir Duraku, trupi gjykues gjithashtu ka rikualifikuar veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik” nga neni 188, nga paragrafi 4, në paragrafin 1 të Kodit Penal, duke i shqiptuar dënim me 10 muaj burgim.

Në gjykimin e parë, dy të pandehurit ishin dënuar me 15 vjet burgim (së bashku) nga Gjykata Themelore e Pejës.

Vendimin e shkallë së parë e kishte e kishte vërtetuar edhe Gjykata e Apelit, por Gjykata Supreme, kishte miratuar kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të të dënuarve Duraku ashtu që aktgjykimi i Themelores dhe ai i Apelit ishin anuluar dhe çështja ishte kthyer në rigjykim të shkallës së parë.

Ndryshe, në seancën e 3 prillit 2023, dy të akuzuarit Arton dhe Nezir Duraku, e pranuan fajësinë për veprat penale që iu viheshin në barrë.

Sipas aktakuzës së ngritur më 2 mars 2023, nga Prokuroria Themelore e Pejës, thuhet se i pandehuri Arton Duraku, më 21 nëntor 2022, në fshatin Jashanicë të Komunës së Klinës, duke shkel ligjin mbi trafikun publik i shkakton vdekjen, tani të ndjerit F.Sh.

Sipas aktakuzës, derisa i pandehuri, pa patentë shofer po drejtonte kamionin e markës “Mercedes Atego” i cili ishte i pa regjistruar dhe jo i rregullt teknikisht, me të arritur fshatin e lartcekur, drejtimi Skenderaj – Klinë, nuk e përshtatë shpejtësinë e lëvizjes në raport me kushtet e rrugës dhe e tejkalon atë nga 50km/h sa ishte e lejuar në mbi 90km/h dhe kalon në të majtë në shiritin e kundërt qarkullues, ku po qarkullonte me automjetin e tij të markës “Opel” i ndjeri F.Sh., ku me pjesën e parë të anës së majtë të rimorkios e godet automjetin “Opel” në pjesën e parë ballore të anës së majtë, pikërisht në pjesën ku ndodhej viktima, i cili nga lëndimet e pësuara si rezultat i aksidentit, ndërron jetë.

Sipas akuzës, me këtë thuhet se i pandehuri Arton Duraku ka kryer vepër penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 par. 5 lidhur me par. 1 te KPRK-së.

Ndërkaq, në aktakuzë thuhet se, në vendin dhe kohën e lartcekur, i pandehuri Arton, si ngasës i kamionit “Mercedes Atego”, nuk i ofron ndihmë personit tjetër i cili është lënduar në aksidentin e trafikut të shkaktuar me kamionin e të pandehurit, nga ku edhe rezulton me vdekjen e viktimës F.Sh, ku pas aksidentit të përshkruar, ai e ndalon kamionin dhe së bashku me prindin e tij të pandehurin Nezir Duraku, dalin nga kamioni afrohen afër viktimës por nuk i ofrojnë ndihmë dhe largohen nga vendi i ngjarjes, gjersa viktima ndërron jetë.

Dhe me këtë thuhet se i pandehuri ka Arton Duraku ka kryer edhe vepër penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik” nga neni 374 par. 3 të KPRK-së.

Ndërsa, të pandehurin Nezir Duraku, aktakuza e ngarkonte se në ngjarjen e përshkruar si më lart nuk i ofron ndihmë personit tjetër, jeta e të cilit është ndodhur në rrezik të drejtpërdrejtë edhe pse këtë ka mundur ta bëjë pa rrezik të madh për vete apo tjetrin.

Tutje, thuhet se pasi i pandehuri Arton Duraku, shkakton aksidentin e trafikut me kamion ku i pandehuri Nezir ishte pasagjer në të, dalin nga kamioni, afrohen afër viktimës, por nuk i ofrojnë ndihmë dhe largohen nga vendi i ngjarjes, gjersa viktima ndërron jetë.

Me këtë rast thuhet se i pandehuri Nezir Duraku ka kryer vepër penale “Mosdhënia e ndihmës” nga neni 188 par.4 i KPRK-së.

Tags: burgimNezir DurakuVdekja e kadetit policor
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

ZRrE mban takim me operatorët e energjisë elektrike

ZRrE mban takim me operatorët e energjisë elektrike

Elbert Krasniqi thotë se janë numrat për t’u votuar kryetari i Kuvendit

Krasniqi: Qendrat sportive në veri kanë qenë të sponsorizuar nga krimi dhe Milan Radoiçiq

Osmani takon Kallasin në Tiranë: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën drejt BE-së

Osmani takon Kallasin në Tiranë: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën drejt BE-së

Ekskluzive: Jo sport, por ekstremizëm nacionalist serb në qendrat e sportit në veri

Ekskluzive: Jo sport, por ekstremizëm nacionalist serb në qendrat e sportit në veri

Drita i vazhdon kontratën kapitenit Broja, deri më 2028

Drita i vazhdon kontratën kapitenit Broja, deri më 2028

“Ditari” 16.05.2025

“Ditari” 16.05.2025

Mbi 200 mijë kërkesa të biletave për ndeshjen Shqipëria – Serbia

Mbi 200 mijë kërkesa të biletave për ndeshjen Shqipëria – Serbia

Një muaj paraburgim për të arrestuarin për krime lufte në Komunën e Zveçanit

Një muaj paraburgim për të arrestuarin për krime lufte në Komunën e Zveçanit

ZRrE mban takim me operatorët e energjisë elektrike

ZRrE mban takim me operatorët e energjisë elektrike

Liderët evropianë pajtohen me Trumpin se qëndrimi i Rusisë në bisedimet për armëpushim është i papranueshëm

Liderët evropianë pajtohen me Trumpin se qëndrimi i Rusisë në bisedimet për armëpushim është i papranueshëm

Elbert Krasniqi thotë se janë numrat për t’u votuar kryetari i Kuvendit

Krasniqi: Qendrat sportive në veri kanë qenë të sponsorizuar nga krimi dhe Milan Radoiçiq

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X