Sot bota e boksit është në zi, pasi ka ndërruar jetë legjenda, George Foreman.
Për vdekjen e ish-kampionit të botës ka reaguar edhe Luan Krasniqi, boksieri i njohur shqiptar.
Përmes rrjeteve sociale Krasniqi ka shprehur ngushëllimet e sinqerta për ndarjen nga jeta të Foremanit.
“Bota e boksit ndjen dhimbje të thellë për vdekjen e një legjende. Do të jesh gjithmonë në zemrat tona. U prefsh ne paqe”, ka shkruar Krasniqi në rrjetet sociale
Kujtojmë që Luani dhe Foreman ishin takuar disa herë në disa meçe.