Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton pesha e veprës penale, ku si pasojë e aksidentit kanë vdekur dy persona, përcjell teve1.info
“Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ka vlerësuar se nëse i pandehurit F.I gjendet në liri ekziston rreziku se i njëjti mund ti asgjësojë, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarë gjithashtu caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton pesha e veprës penale ku si pasojë e aksidentit dy persona kanë ndërruar jetë, andaj masa e paraburgimit është e vetmja masë preventive që të ndikoi te i njëjti në parandalimin e përsëritjes së veprës penale dhe sigurimin e të pandehurit në procedurë dhe zbatimin e suksesshëm të procedurës penale”, thuhet në njoftim.
Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në mëngjes rreth orës 04:40, në rrugën Prishtinë – Podujevë, e ku si pasojë dy persona mbetën të vdekur.
Në këtë aksident të përfshira kanë qenë një veturë me targa të huaja e cila ka qenë në lëvizje dhe një autobus, me ç’rast dy persona kanë vdekur, ndërsa dy fëmijë të lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.
Mosha e personave të vdekur është 35-vjeçare dhe 36-vjeçar. /Teve1.info/