TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vdekja e Agon Zejnullahut – Zbulohet dëshmia e dëshmitarëve të natës kritike

Dosja e Prokurorisë ka zbardhur detaje të reja për vdekjen e Agon Zejnullahut. Dëshmitarë në këtë rast janë edhe një prokuror dhe gjyqtare të cilët qëlluan në vendin e ngjarjes. Po ashtu, janë zbardhur edhe dëshmitë e pesë policëve që dyshohet se u përfshinë në vdekjen e 27 vjeçarit.

by Lindrit Zejnullahu
3 muaj ago
9 1
A A

Nga pamjet e publikuara pak minuta para ngjarjes tragjike së vdekjes së Agon Zejnullut e pësoi edhe gjyqtarja Elvira Emini, e cila u godit në kokë nga tani viktima.

Emini tash është një prej dëshmitareve të këtij rasti, bashkë me një prokuror.

Dosja e publikuar nga “Betimi për Drejtësi”, ka zbardhur disa dëshmi të rëndësishme të rastit që ka tronditur Kosovën.

“Pas rreth 10-15 minutash ka ardh patrulla policore, edhe në momentin kur ka ardh patrulla, ende pa arrit mirë, bashkëshorti im u nis në drejtim timin sepse u lodh duke prit dhe në ato momente ai person u nis pas bashkëshortit tim në drejtim tonin, dhe ata punëtorët e taksive kanë ikur brenda në lokal nga frika mos po i sulmon i njëjti, ndërsa unë nuk e dija kah t’ia mbaja, kisha frikën se mos po vjen me më sulmua mua. Ne u lodhëm pas kësaj ngjarje dhe vendosëm të ecim për në shtëpi. Unë dhe bashkëshorti u dakorduam që mos të bëjmë ankesë lidhur me këtë rast, duke marr parasysh edhe pozitat të cilat i kemi nuk deshëm që të bëhet e madhe nëpër portale, pasi që ne e vërejtëm se i njëjti nuk e kishte personale me neve, por kishte çrregullime dhe qëllimi i tij ishte pothuajse i njëjtë me të gjithë”, deklaroi gjyqtarja Elvira Emini.

Ndërkaq, një dëshmitar tjetër me inicialet G.B, tha se i ndjeri Zejnullahu në vazhdimësi thoshte se e kishte ndjesinë se dikush po e ndjekë.

“Unë e kam marrë Agonin dhe e kam afruar tek vetura ime, ku jam munduar ta qetësoj dhe e kam pyetur se çfarë ka, ndërsa i njëjti vetëm më thoshte ‘largomi se po më ngucin, mos i le me më nguc njerëzit rri me mua” ku këtë fjalë e ka përsëritur disa here…  Disa herë jam munduar ta bindë që ta dërgoj tek doktori apo tek shtëpia e tij, mirëpo nuk ka pranuar, më pas aty ka ardhur edhe Prokurori Ardian Emini, i cili ka qenë kalimtar i rastit dhe i njëjti është ndalur vetëm për të shikuar se çfarë është duke ndodhur pasi që njihemi mes vete”, deklaroi një dëshmitar tjetër G.B..

Ky dëshmitar ka thënë se i ndjeri kishte shkumë në gojë.

“Gjatë qëndrimit në veturë prapë ka pasur shkumë në gojë të cilën e fshinte me bluzë tek kraharori herë pas here. Në një moment Agoni e ka shtyrë derën e veturës duke e hapur dhe ka dalë nga vetura me ç’rast ka tentuar të largohet nga zyrtarët policorë, mirëpo të njëjtit e kanë kapur dhe e kanë shtrirë për tokë, më pas nga një veturë e modelit Audi me ngjyrë të bardhë ka dalë një qytetar me rroba civile i cili më duket se ka qenë zyrtar policor sepse i njëjti ju ka ndihmuar gjatë arrestimit, unë i kam njoftuar zyrtarët policor që të mos e ngucin sepse Agoni nuk ka fuqi për të rezistuar, ndërsa e kam dëgjuar Agonin duke ju thënë policëve ‘mos më lidhni se nuk kam bërë kurgjo’”.

Pesë zyrtarëve policorë të dyshuar për vrasje nga pakujdesia, tashmë u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Shqiptarët në Maqedoni të Veriut mirëpresin kandidimin e Isamedin Azizit

Shqiptarët në Maqedoni të Veriut mirëpresin kandidimin e Isamedin Azizit

​Haradinaj: Vetëm Kurti i zbuloi armikut çfarë dronë kanë ardhur, asnjë njeri normal nuk e bën këtë

​Haradinaj: Vetëm Kurti i zbuloi armikut çfarë dronë kanë ardhur, asnjë njeri normal nuk e bën këtë

Raportuese i Kosovës në PE: Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhje është e qartë, synojnë përshkallëzimin e situatës

Raportuese i Kosovës në PE: Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhje është e qartë, synojnë përshkallëzimin e situatës

LDK dhe PDK bashkohen në Junik, kandidati i PDK-së tërhiqet për Shehun

Uran Ismaili: Prishtina meriton një qeverisje që punon për qytetarët, jo për premtime boshe

Uran Ismaili: Prishtina meriton një qeverisje që punon për qytetarët, jo për premtime boshe

Shukri Buja mbyll fushatën në Lipjan, qytetarët mbushin rrugët për të mbështetur kandidatin e PDK-së

Shukri Buja mbyll fushatën në Lipjan, qytetarët mbushin rrugët për të mbështetur kandidatin e PDK-së

Përparim Rama: Më 12 tetor Prishtina do të zgjedhë punën dhe vizionin, jo eksperimentet

Përparim Rama: Më 12 tetor Prishtina do të zgjedhë punën dhe vizionin, jo eksperimentet

Selmanaj premton ndihmë 500 euro për çdo familje me përkujdesje sociale në Prizren

Selmanaj premton ndihmë 500 euro për çdo familje me përkujdesje sociale në Prizren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën