Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon seanca ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt më 2023.
Në pjesën e dytë të seancës kanë dëshmuar dëshmitarët e propozuar nga Prokuroria.
Jeton Binaku është dëshmitari i parë.
Ai ka thënë se e njihte Granit Plavën, pas në pompën e tij është furnizuar vazhdimisht me naftë.
Siç ka thënë ai, për sa i kujtohet një ditë para vrasjes ai i ka kërkuar ta thërras pronarin e një renta-car për të marrë një veturë me qera.
Binaku ka thënë se Plava ka marrë një veturë me qera, të cilën e ka kthyer po atë ditë dhe më pas ka shkuar vet dhe ka marrë veturë tjetër.
Dëshmitari ka thënë se kanë biseduar “llafe të kafeve më shumë” dhe si ka thënë “Këtu është një dreq i madh, sepse me ikë burri e me lan gruan nuk është traditë shqiptari”.
“Ditën që e ka marrë e ka shkuar dhe e ka kthyer, prapë e ka marrë … e ka la lanë kerrin, çelësi ka mbetur në pompë. Kerri ka qëndruar dy ditë aty”, tha ai.
Dëshmitari është pyetur nëse Plava është deklaruar se a ka pas interes nga Naim Murseli që rasti mos me u zbulua rasti.
Binaku është përgjigjur me jo, por ka thënë se i ka thënë Plavës se rasti do të zbardhet pasi Ademaj është shtetase suedeze.
Dëshminë e kanë dhënë edhe dëshmitarët Hasan Hasanaj dhe Naim Sadiku.
Hasanaj i cili është punëtor në pompë të derivateve ka thënë se e ka pa Granitin duke e vozitë veturën e marrë me qera “Seat”
Sadiku, është pronari i maketit të rruga ku ka ndodhur vrasja.
Gjatë ditës ka dëshmuar mjeku ligjor, Naim Uka.
Ai ka thënë se e ndjera Ademaj kishte plagë në kokë, ku tha se është goditur nga një afërsi 2 deri në 5 centimetra.
Naim Uka jep dëshminë e tij në seancën për vrasjen e Liridona Ademajt