TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vazhdon rinumërimi i votave, Cakolli paralajmëron: Pa buxhet të miratuar, nga 1 marsi s’ka paga e pensione

Në Qendrat e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi për të gjithë komunat e vendit. Nga Komisioni Qendror Zgjedhor thonë se procesi mund të përmbyllet në fund të këtij muaji. Njohësit e ligjit theksojnë se këtu nuk përfundon procesi pasi janë afatet për ankesa të kandidatëve në PZAP dhe Gjykatë Supreme. Ata thonë se formimi i institucioneve dhe çështja e presidentit do të jenë ngushtë me kohë.

by Fetije Kamberi
3 javë ago
0 0
A A

Ekipet po vazhdojnë punën në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Komisionarët e Komisionit Qendror Zgjedhor po rinumërojnë votat e kandidatëve për deputet.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi pret që rinumërimi të përmbyllet në fund të këtij muaji.

“Aktualisht, numri i ekipeve të angazhuara në procesin e rinumërimit gjatë një dite pune është 76. Bazuar në këtë kapacitet dhe numri i vendvotimeve të mbetura për t’u rinumëruar, planifikojmë dhe po bëjmë përpjekje që i gjithë procesi të përmbyllet deri në fund të muajit janar”, ka thënë Elezi.

Pavarësisht përmbylljes së rinumërimit, hulumtuesi nga Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli thotë se pastaj janë afatet e ankesave.

Sipas tij, formimi i institucioneve pritet të jetë nga fundi i muajit shkurt.

“Tashmë kemi një fitues të qartë të zgjedhjeve i cili nuk besoj që do të ketë problem në zgjedhjen e Kuvendit dhe Qeverisë që janë parakushti kryesor në radhë të parë për të miratuar buxhetin sepse nuk duhet harruar që pas datës 28 shkurt, respektivisht nga një marsi e tutje asnjë pagesë e vetme më nuk mund të bëhet nga Thesari i Shtetit pa u miratuar buxheti i ri dhe këtu përfshihen jo vetëm pagesat për kontraktorë por edhe pagat, pensionet, shtesat dhe çfarëdo transaksioni tjetër nga Thesari dhe unë besoj që do të arrihet së paku të konstituohet Kuvendi dhe të zgjedhjet Qeveria para fillimit të muajit mars derisa çështja e presidentit besoj që do të jetë në një hapësirë kohore tepër të ngushtë duke rrezikuar edhe potencialin e konsensusit sepse normalisht unë besoj që diskutimet për presidentin do të mund të fillojnë formalisht e zyrtarisht vetëm pas formimit të institucioneve të tjera  gjë që është bërë e qartë edhe nga vetë deklarimet publike të ish kryeministrit Albin Kurti”, ka thënë Cakolli.

Shqetësimin e njëjtë si Cakolli e ka edhe Naim Jakaj nga Institutit i Kosovës për Drejtësi.

Jakaj thotë se ditën e konstituimit të Kuvendit mund të votohet edhe Qeveria e re.

“Në rast se do të shkojmë në mes të shkurtit ose në fund të shkurtit, situata do të jetë pak a shumë e njëjtë, ku do të ndodhemi përballë situatave kur në fund të muajit shkurt, nuk do të ketë paga për punëtorët e sektorit publik për muajin mars. Sepse do të duhej të votohej një qeveri që e dërgon ligjin për buxhetin për vitin aktual dhe që të ndodhë ky votim me procedurë të përshpejtuar. Në këtë rast, nëse ndodh që rezultatet zgjedhore të certifikohen në mes të muajit shkurt ose në fund të muajit, atëherë do të duhet që presidentja, për aq mandat sa ka, të thërrasë seancën konstituive më shpejt se sa herën e kaluar. Edhe kur thirret (seanca konstituive), brenda 30 ditëve do t’i nevojitet kryesisë që brenda 5 ditëve të thërrasë përfaqësuesit e partive politike në mënyrë që të përgatitet rendi i ditës. Pra, do të duhej që presidentja të aktivizohet shumë shpejt kur të certifikohen rezultatet zgjedhore, që të konstituohet Kuvendi dhe po atë ditë të formohet Qeveria”, u shpreh Jakaj.

Të gjithë komunat e Kosovës kanë shkuar në rinumërim nga vendimi i KQZ-së. Ky vendim erdhi pasi në 10 komunat fillestare ku ndodhi rinumërimi kishte mospërputhje të shumta të votave për kandidat për deputetë.

Tags: Eugen CakolliKQZTeve1zgjedhjet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Hagë nis mbrojtja e Rexhep Selimit, avokati sfidon pretendimet e Prokurorisë

Në Hagë nis mbrojtja e Rexhep Selimit, avokati sfidon pretendimet e Prokurorisë

Ish-presidenti Meidani: Mbyllni Gjykatën Speciale, akuzat ndaj UÇK-së po u shërbejnë Serbisë dhe Rusisë

Ish-presidenti Meidani: Mbyllni Gjykatën Speciale, akuzat ndaj UÇK-së po u shërbejnë Serbisë dhe Rusisë

Kryediplomatja austriake uron Kosovën për formimin e Qeverisë

Kryediplomatja austriake uron Kosovën për formimin e Qeverisë

​Anushiq: Bashkëpunimi ushtarak Kroaci-Kosovë-Shqipëri s’është kërcënim, synon stabilitetin e rajonit

​Picula: Shoqëria serbe është në trazira të vazhdueshme, Vuçiq BE-në e percepton si “tavolinë suedeze”

Punimet në hekurudhë bllokojnë përkohësisht rrugën Fushë-Kosovë – Mitrovicë

Punimet në hekurudhë bllokojnë përkohësisht rrugën Fushë-Kosovë – Mitrovicë

Sekuestrohen mallra në vlerë mbi 33 mijë euro në Vërmicë, ndalohet një i dyshuar

Sekuestrohen mallra në vlerë mbi 33 mijë euro në Vërmicë, ndalohet një i dyshuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën