Protesta vazhdon edhe të shtunën në komunën e Zveçanit.
Florijeta Dernjani, gazetare e Tëvë1, e cila ndodhet aktualisht në atë pjesë veriore të vendit, bëri të ditur se krahas protestuesve, situata është e qetë, shkruan teve1.info.
Ndërsa, Policia e Kosovës ka njoftuar sot se në protestën e së hënës që u mbajt paraobjektit të Komunës së Zveçanit, “70-80 persona të dhunshëm” kanë sulmuar zyrtarët policorë, që ishin në kryerje të detyrës zyrtare.
Derisa, sot (e shtunë), në komunën e Leposaviqit dhe Zubin Potokut, Dernjani ka raportuar se nuk ka protestues./teve1.info/.