TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vazhdon ngërçi politik, s’ka numra për kryetarin e Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje nuk e përjashton si mundësi shkuarjen në zgjedhje nëse nuk gjendet një zgjidhje për pozitën e kryekuvendarit. Në anën tjetër opozita nuk e preferon emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit. Në krejt këtë situatë, i heshtur sërish ka zgjedhur të jetë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
1 0
A A

Ngërçi politik ka vazhduar edhe gjatë se hënës në Kuvendin e Kosovës.

Partitë politike nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për ta zgjedhur Albulena Haxhiun si kryetare të parlamentit.

Për shkak të mungesës së numrave, deputeti më i vjetër i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëkohësisht kryesuesi i seancës së kuvendit, Avni Dehari, e ndërpreu seancën dhe u vendos që të vazhdohet të mërkurën në orën 10:00.

Si rrjedhojë e zhvillimeve, Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, nuk e përjashtoi si mundësi të shkohet sërish në zgjedhje nëse nuk gjendet një zgjidhje postin e kryetarit të kuvendit.

“Me këto qasje të cilat, mënyrën si po tregohet, ose po barrikadohet nga partitë tjera parlamentare, me të vërtetë duhet të dakordohemi me një temë tjetër. T’i thërrasim të gjitha grupet politike, të konstituojmë Kuvendin dhe të dakordohemi që me 80 vota, ta shpërndajmë Kuvendin dhe shkojmë në zgjedhje tjera. Në rrethanat aktuale, me deklarimet aktuale, kjo duket se është zgjedhja më e afërt dhe më e pranueshme” , ka thënë ajo
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas seancës e bëri të qartë se për partinë me të cilën ai udhëheq figura e Albulena Haxhiut si kryeparlamentare është e papranueshme.
“Edhe sot jemi për të bërë konstiuimin e Kuvendit, normalisht që për te zgjedhur kryparlamentarin është përgjegjësia e atij që propozon, besoj që iu kanë thënë që t’i bëjnë votat nëse munden. Nëse jo duhet menduar për opsione të tjera që parashihen me Kushtetutën”, ka thënë Krasniqi, pas dështimit të seancës.

Qëndrim nuk kanë ndryshuar as nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Lëvizja Vetëvendosje duhet të kuptojë që për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit duhet kompromis dhe shumicë sepse kështu ka vendosur qytetari i Kosovës… Natyrisht se jo, në asnjë rrethanë LDK-ja nuk gjen kompromis me LVV-në”, ka thënë kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Kurse, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se partia e tij voton vetëm në se rast propozohet dikush tjetër për kryetar të kuvendit.

NdërSA, Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se duhet të hapet rruga për krijimin e institucioneve.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sërish qëndroi i heshtur duke refuzuar t’iu përgjigjet gazetarëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KFOR-i nderon të rënët për paqen në Kosovë

KFOR-i nderon të rënët për paqen në Kosovë

Aksident me fatalitet në Istog, vdesin dy persona

Një person lëndohet si pasojë e një vetaksidenti në autostradën Mazgit–Trudë

Aleanca nuk do të marrë pjesë në seancën ku do të votohet Qeveria e re

Aleanca ngre shqetësimin për deficitin tregtar, kërkon mbështetje për prodhuesit vendorë

Kryeministri britanik në letrën për Kurtin, thekson përkrahjen e palëkundur për Kosovën dhe përmend Specialen

Kryeministri britanik në letrën për Kurtin, thekson përkrahjen e palëkundur për Kosovën dhe përmend Specialen

Kosova e përmbyll Kampionatin Ballkanik të Karatesë me 10 medalje

Kosova e përmbyll Kampionatin Ballkanik të Karatesë me 10 medalje

Parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë

Parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë

Aksident hekurudhor në Egjipt, përplasen dy trena, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur

Aksident hekurudhor në Egjipt, përplasen dy trena, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur

KFOR-i nderon të rënët për paqen në Kosovë

KFOR-i nderon të rënët për paqen në Kosovë

Aksident me fatalitet në Istog, vdesin dy persona

Një person lëndohet si pasojë e një vetaksidenti në autostradën Mazgit–Trudë

Tragjedi në Senegal, mbytet varka me emigrantë, të paktën 21 viktima

Tragjedi në Senegal, mbytet varka me emigrantë, të paktën 21 viktima

Aleanca nuk do të marrë pjesë në seancën ku do të votohet Qeveria e re

Aleanca ngre shqetësimin për deficitin tregtar, kërkon mbështetje për prodhuesit vendorë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën