TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vazhdojnë mosmarrëveshjet pozitë-opozitë në Mal të Zi

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Vazhdojnë mosmarrëveshjet pozitë-opozitë në Mal të Zi

Opozita e drejtuar nga Partia Demokratike e Socialistëve bllokoi seancën ku duhej diskutuar dhe miratuar buxheti i vitit 2025. BE-ja shprehet e gatshme të ofrojë ndihmë.

Opozita në Mal të Zi ka deklaruar, se se nuk do të lejojë mbajtjen e seancës së Kuvendit deri sa të anulohet vendimi për vendimi për pensionimin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese Dragana Gjuranoviq , që sipas saj është i paligjshëm, po ashtu opozita kërkon nënshkrimin e një marëveshtjeje për mos ndryshimin e Kushtetutës në fushën e çështjeve të identitetit dhe as Ligjin për shtetësinë. Ndryshime që kërkojnë partitë e ish-Frontit Demokratik prorus, i udhëhequr nga Andrija Mandiq.

Konkretisht, ato kërkojnë që serbishtja të bëhet gjuhë zyrtare, duke u barazuar kështu me gjuhën malazeze, dhe liberalizim të shtetësisë, përkatësisht që t’u mundësohet edhe shtetasve të vendeve fqinje të bëhen shtetas malazezë.

Përveç opozitës, këto kërkesa i kanë kundërshtuar edhe partitë shqiptare në qeverinë e Malit të Zi.

Autoriteti i kuvendit në pikëpyetje?

Kryetari i Kuvendit, Andrija Mandiq tha, se opozita me veprimet e saj po vë në pikëpyetje autoritetin e Kuvendit: ,,Autoriteti i këtij parlamenti vihet në pikëpyetje nga kjo sjellje, por qytetarët duhet ta dinë se shumë do të dëmtohen nëse nuk e miratojmë buxhetin.,,

Ai paralajmëroi se deputetët që u ngritën nga vendet e tyre, do të marrin masa ndëshkuese me shkrim, por nuk specifikoi se kur do të vazhdojë seanca.

Ndërkohë mësohet, se kryeparlamentari ka ftuar edhe njëherë opozitën në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krizën në vend.

BE-ja e gatshme të ofrojë ndihmë

Bllokimi i punimeve në Kuvendin e Malit të Zi u diskutua edhe gjatë vizitës zyrtare të komisioneres evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, në Mal të Zi, e cila ofroi ndihmën e Komisionit Evropian për normalizimin e punës së Kuvendit.

Delegacioni i BE-së propozoi përfshirjen e Komisionit të Venecias në zgjidhjen e krizës kushtetuese dhe parlamentare.

Edhe pse Partia Demokratike e Socialistëve (PDS) nuk e refuzoi publikisht këtë propozim, kryeministri malazez, Millojko Spajiq, e akuzoi atë për aktivitete antievropiane. Njohës të situatave politike thonë, se kemi të bëjmë me një krizë të re kushtetuese dhe se ajo vështirë se mund të zgjidhet pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. E tëra kjo po ndodh në momentin kur Mali i Zi ka mbyllur dhe tre kapituj për anëtarësimin në Bashkimin Evropian./DW/

Tags: Mal të ZiMosmarreveshjeTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

NATO pjesë e takimit të Koalicionit të të Vullnetshmëve në Paris

Rutte përjashton mundësinë e përfshirjes së NATO-s në konfliktin në Iran

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Trump nuk përjashton mundësinë e dërgimit të trupave tokësore në Iran

Spanja nuk jep leje për përdorimin e hapësirës së saj për sulme ndaj Iranit, largohen avionët amerikanë

Spanja nuk jep leje për përdorimin e hapësirës së saj për sulme ndaj Iranit, largohen avionët amerikanë

Franca urdhëron rritjen e kokave bërthamore

Franca urdhëron rritjen e kokave bërthamore

Paraburgim 30 ditë për të miturin në Ferizaj, dyshohet për narkotikë dhe armëmbajtje pa leje

Gjykata Themelore në Ferizaj dënon të akuzuarin për sulm seksual me 16 vjet e gjysmë burgim

Sveçla takon ambasadorin gjerman: Bashkëpunim i ngushtë për forcimin e rendit dhe ligjit

Sveçla takon ambasadorin gjerman: Bashkëpunim i ngushtë për forcimin e rendit dhe ligjit

​Dëshmitari i parë në rastin “Thaçi 2”: Kishim disa hetime për pengim të drejtësisë

Punonjësi i ZPS-së dëshmitar në gjyqin e Thaçit

Rasti i “AlbKings”, Prokuroria: Ata që janë dënuar me gjobë nuk kanë pasur rol vendimtar në grup

Sulmi ndaj Burim Pacollit, Prokuroria: Po zhvillohen hetime intensive për të identifikuar dhe lokalizuar të dyshuarit

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Humbin jetën dy të rinj nga Mitrovica në një aksident trafiku në Itali

Ylli forcohet me një lituanez

Ylli forcohet me një lituanez

“Dardanet” gati për kualifikimet e Botërorit

“Dardanet” gati për kualifikimet e Botërorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën