TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vazhdojnë luftimet e ashpra në Sudan

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Vazhdojnë luftimet e ashpra në Sudan

Luftimet po vazhdojnë pavarësisht se gjeneralët, që janë në epiqendër të konfliktit, kanë dërguar në Arabinë Saudite përfaqësuesit e tyre për bisedimet e paqes.

“Jemi zgjuar me shpërthime dhe sulme me artileri të rëndë”, tha për AFP-në një banor i Omdurmanit, që gjendet shumë pranë Kartumit.

Gjatë natës, dy shpërthime të fuqishme kanë goditur kryeqytetin sudanez, Kartum.

Që nga 15 prilli, në Sudan po luftojnë ushtria e udhëhequr nga komandanti, Abdel Fattah al-Buhran, dhe trupat e një formacioni paramilitar, të udhëhequr nga komandanti Mohamed Hamdan Daglo.

Dy gjeneralët, që po luftojnë për pushtet në Sudan, kanë dërguar në Arabinë Saudite të shtunën negociatorët e tyre. Bisedimet, që po ndërmjetësohen nga Shtetet e Bashkuara dhe sauditët, po cilësohen si “bisedime para negociatave”.

Megjithatë, ende nuk ka ndonjë njoftim nëse është arritur përparim në bisedimet që po mbahen në qytetin Xhadah.

Më herët gjatë kësaj jave, një diplomat saudit e pranoi se një marrëveshje afatgjatë e armëpushimit nuk është pjesë e diskutimeve dhe se të dyja palët “besojnë se janë në gjendje të fitojnë betejën”.

Zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara për ndihmë, Martin Griffiths, është larguar nga Xhadah pasi propozoi “deklaratën e zotimeve për të dyja palët për të garantuar një rrugë të sigurt për dërgimin e ndihmës humanitare”, njoftoi një zëdhënës i OKB-së.

Më shumë se 750 persona janë vrarë që nga nisja e luftimeve më 15 prill, shumica e të cilëve civilë.

Pothuajse 150.000 persona janë larguar në shtetet fqinje, ndërkaq 700.000 banorë janë zhvendosur brenda Sudanit.

Që nga grusht shteti i vitit 2021, Sudani është udhëhequr nga këshilli i gjeneralëve në krye me dy ushtarakët që aktualisht po luftojnë: gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, që është kreu i forcave të armatosura dhe presidenti i shtetit, dhe zëvendësi i tij, gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, që udhëheq Forcat e Mbështetjes së Shpejtë.

Dy gjeneralët kanë mospajtime lidhur me mënyrën se si shteti do të shkojë drejt sundimit civil.

Mosmarrëveshjet kryesore në planin për trazicion kanë të bëjnë me përfshirjen e 100.000 anëtarëve të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë në ushtrinë e rregullt, dhe se kush do të udhëheqë ushtrinë e re./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

Begaj: Humbëm Eliot Engel, një mik të madh të popullit shqiptar

​41 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës, trashëgimi me debate

​41 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës, trashëgimi me debate

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Zv/presidenti amerikan JD Vance niset drejt Pakistanit për bisedime paqeje me Iranin

Zv/presidenti amerikan JD Vance niset drejt Pakistanit për bisedime paqeje me Iranin

Gola: Heqja e kufirit shqiptaro-shqiptar, arritja më e madhe e Betejës së Koshares

Gola: Heqja e kufirit shqiptaro-shqiptar, arritja më e madhe e Betejës së Koshares

Apeli vërteton dënimin me 25 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrasjen e djalit për çështje pronësore

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

IPK arreston një zyrtar policor nën dyshimin për ngacmim

​LDK-ja s’mbështet propozimet e VV-së, Abdixhiku konfirmon takimin me Hamzën

​LDK-ja s’mbështet propozimet e VV-së, Abdixhiku konfirmon takimin me Hamzën

Kurti pas takimit me Noel Malcolm: Kosova ka nevojë për zëra që mbrojnë të vërtetën

Kurti pas takimit me Noel Malcolm: Kosova ka nevojë për zëra që mbrojnë të vërtetën

​Mbështetja financiare nga ministria, drejtuesit e federatave: Kemi nevojë për më shumë

​Mbështetja financiare nga ministria, drejtuesit e federatave: Kemi nevojë për më shumë

Kur drejtësia lëshon përballë terrorit

Kur drejtësia lëshon përballë terrorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën