TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vazhdojnë kërkimet për nëndetësen e zhdukur në Atlantik

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Vazhdojnë kërkimet për nëndetësen e zhdukur në Atlantik

Ekipet e kërkimit janë në garë kundër kohës për të gjetur nëndetësen e turistëve, që u zhduk gjatë një zhytjeje drejt pjesëve të anijes së fundosur, Titanik.

Pesë persona ishin në bordin e nëndetëses kur ajo humbi kontaktin rreth një orë e 45 minuta pas zhytjes.

Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë vazhduar gjatë natës në mes të Oqeanit Atlantik, por deri më tani ekipet nuk kanë hasur në nëndetësen.

Agjencitë amerikane dhe kanadeze, marinat dhe firmat që operojnë me nëndetëse që mund të udhëtojnë në thellësi të mëdha, po ndihmojnë në operacionet e shpëtimit.

Pjesë e anijes së fundosur Titanik në Oqeanin Atlantik.

Besohet se anëtarët e ekuipazhit kanë oksigjen për rreth katër ditë. Në mesin e personave që gjenden në këtë nëndetëse është miliarderi dhe eksploruesi britanik, Hamish Harding.

Në bord të nëndetëses janë edhe biznesmeni pakistanez, Shahzad Dawood, dhe djali i tij Sulemani.

Me këtë nëndetëse po ashtu besohet po udhëtonte edhe eksploruesi francez, Paul-Henry Nargeolet. Raportohet se shefi ekzekutiv i OceanGate – kompania që ka organizuar këtë zhytje – është në bordin e nëndetëses.

“Tani, fokusi jonë është që të kemi sa më shumë kapacitete në atë zonë”, tha admirali i Rojeve Bregdetare amerikane, John Mauger.

Avionë ushtarakë, nëndetëse sonare janë përfshirë në kërkimin e nëndetëses.

Pjesë të anijes së fundosur të Titanikut gjenden 700 kilometra në jug të Njufoundlend.

Nëndetësja e zhdukur komunikon me një anije mbi sipërfaqen e ujit përmes teksteve të shkurtra. Por, komunikimi përmes GPS dhe sistemeve të radios nuk është i mundur. Personat që gjenden brenda nëndetëses nuk mund të dalin vetë nga ajo, sepse ata janë të mbyllur brenda me bulona që vendosen nga jashtë./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Besimtarët rikthehen në Al-Aksa pas një mbylljeje të paprecedentë 40-ditore

Besimtarët rikthehen në Al-Aksa pas një mbylljeje të paprecedentë 40-ditore

Gjermania pezullon miratimin ushtarak për qëndrime të gjata jashtë vendit për burrat nën 45 vjeç

Gjermania pezullon miratimin ushtarak për qëndrime të gjata jashtë vendit për burrat nën 45 vjeç

Veterani më i dekoruar i Australisë akuzohet për krime lufte në Afganistan

Veterani më i dekoruar i Australisë akuzohet për krime lufte në Afganistan

Sulmet e Izraelit ndaj Libanit përbëjnë një “shkelje të rëndë” të armëpushimit, thotë zyrtari iranian

Sulmet e Izraelit ndaj Libanit përbëjnë një “shkelje të rëndë” të armëpushimit, thotë zyrtari iranian

Vuçiq: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

Vuçiq: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

Si ta luftoni dhimbjen e dhëmbëve në mënyrë natyrale

Si ta luftoni dhimbjen e dhëmbëve në mënyrë natyrale

iPhone i palosshëm më afër se kurrë – ja kur pritet lansimi

iPhone i palosshëm më afër se kurrë – ja kur pritet lansimi

Haradinaj: Në pesë vitet e fundit janë shënuar shkelje të shumta të Kushtetutës

Haradinaj: Në pesë vitet e fundit janë shënuar shkelje të shumta të Kushtetutës

Besimtarët rikthehen në Al-Aksa pas një mbylljeje të paprecedentë 40-ditore

Besimtarët rikthehen në Al-Aksa pas një mbylljeje të paprecedentë 40-ditore

​Abdixhiku: Nuk mund të ketë Qeveri të pakicës në Kosovë

Abdixhiku uron 18-vjetorin e Kushtetutës: Dokumenti që vulosi shtetësinë dhe orientimin euroatlantik të Kosovës

Gjermania pezullon miratimin ushtarak për qëndrime të gjata jashtë vendit për burrat nën 45 vjeç

Gjermania pezullon miratimin ushtarak për qëndrime të gjata jashtë vendit për burrat nën 45 vjeç

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën