TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vazhdojnë gërmimet në Rahovec për mbetje mortore, dyshohet për tetë persona të zhdukur gjatë luftës

Gërmimet në Rahovec kanë vazhduar për ditën e tretë me radhë. Aty u gjetën mbetjet trupore të personit të dytë i cili mund të jetë edhe në listën e personave të zhdukur gjatë luftës. Në këtë vend ka dyshime që mund të jenë mbetjet e tetë personave të cilët ishin vrarë në vitin 1998 nga forcat serbe.

by Doresa Geci
1 muaj ago
0 0
A A

Në korrikun e vitit 1998  në Rahovec, forcat serbe kryen një masakër ku vranë  mbi 40 persona.

Në vendin e njohur si Përzhina i cili ndodhët afër varrezave të qytetit, i groposen kufomat duke tentuar që të fshehin krimin që kishin bërë.

Por në këtë lokacion, pas me shumë se 27 vite, të mërkurën u rikthyen gërmimet nga Instituti Mjekësisë Ligjore e Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur.

Të premten ata edhe gjetën mbetjet trupore edhe të personit të dytë i cili dyshohet të jetë në mesin e personave të zhdukur gjatë luftës.

E numri i tyre ka gjasa që të rritet.

“Ky është një lokacion që është punuar në të kaluarën nga Tribunali i Hagës nga ekipet e  UNMIK-ut, por duke iu falënderuar punës analitike të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe institucioneve tona është ardhë në përfundim që një numër i viktimave, personave të zhdukur, ka mundësi që janë ende të varrosur këtu sepse nuk janë zhvarrosur gjatë punimeve në të kaluarën. Ky numër është deri në tetë, nuk mund ta saktësojmë, mund të jetë edhe më i vogël  por maksimum mund të jetë tetë”, deklaroi Ditor Haliti nga IML-ja.

E në këtë lokacion, edhe sipas Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur ishin bërë disa herë gërmime.

“Në kemi konkluduar që jo të gjithë mbetjet mortore të viktimave janë arritur të zhvarrosur gjatë këtyre proceseve të gërmimeve, fillimisht po flasim për verën e vitit 1999, në ditët e para aps luftës kur ekipet gjermane kanë qenë këtu, një gërmim i cili ka pasuar, nga ekipet mjeko ligjore të aminidtratës apo të UNMIK-ut në vitin 2002 dhe së fundmi kanë qenë 2007, dhe në të gjitha  këto nuk ka arritur të trajtohet e gjithë hapësira”, tha Kushtrim Gara nga KQPZh.

Kërkesën për hetime në këtë lokacion e ka bërë Prokuroria Speciale.

“Me datën 17 dhjetor hetuesit e drejtorisë për hetime e krimeve të luftës, përkatësisht, sektori i personave të zhdukur,  kanë filluar të zbatojnë urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale, për zhvarroje me qëllim nëse në lokacionin e varrezave masive ka mbetje eshtrore”.

E pas gjetjes së këtyre mbetjeve mortore, përfaqësuesit e familjarëve të zhdukur gjatë luftës janë shprehur të emocionuar.

“Çdo lajm që i vije familjarëve është një shpresë, është diçka e mirë në të gjithë atë tragjedi. Në të njëjtën kohë është një plagë të cilat i kemi që 26 viteve”, tha Selami Hoti, përfaqësues i familjarëve të të zhdukurve.

Gjatë vitit 2025 janë bërë gërmime në 32 lokacione të ndryshme, ku janë gjetur mbi 20 trupa të cilët pritet edhe të identifikohen.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Zgjerimi i BE-së, çelës për sigurinë evropiane

Kurti udhëton për në Davos, merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror

Dënohet me mbi 6 vjet burgim personi që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona në Qubrel

Dënohet me mbi 6 vjet burgim personi që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona në Qubrel

Mbyllet përkohësisht zyra e pensionistëve në Drenas, të moshuarit shërbimet duhet t’i marrin në Prishtinë

Ministria e Financave njofton se cilat kategori të pensionistëve nuk kanë nevojë të lajmërohen

Raporti i Auditorit: MPB pagoi 112 mijë euro për serbët që nuk dolën në punë

Dy zyrtarë të MPB-së në mesin e të arrestuarve në aksionin e sotëm

Peja luan ne ligën ENBL

Peja luan ne ligën ENBL

Kurti: Zgjerimi i BE-së, çelës për sigurinë evropiane

Kurti udhëton për në Davos, merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror

Ardon Jashari kthehet muajin tjetër në fushë

Jashari flet për triumfin ndaj Lecces dhe Modriqin

Dukiç: Vuçiq po e fut Serbinë në konflikte globale, duke akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për ngjarjet në Iran

Dukiç: Vuçiq po e fut Serbinë në konflikte globale, duke akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për ngjarjet në Iran

Dënohet me mbi 6 vjet burgim personi që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona në Qubrel

Dënohet me mbi 6 vjet burgim personi që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona në Qubrel

Mbyllet përkohësisht zyra e pensionistëve në Drenas, të moshuarit shërbimet duhet t’i marrin në Prishtinë

Ministria e Financave njofton se cilat kategori të pensionistëve nuk kanë nevojë të lajmërohen

Raporti i Auditorit: MPB pagoi 112 mijë euro për serbët që nuk dolën në punë

Dy zyrtarë të MPB-së në mesin e të arrestuarve në aksionin e sotëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën