Në ceremoninë e varrimit të pranishëm shihen familjarë e një numër i madh i qytetarëve, raporton teve1.info
Familja e të ndjerit ka hapur edhe të pame.
Ndërsa, Prokuroria Themelore në Prishtinë në lidhje me vrasjen e biznesmenit ka dhënë detaje, ku ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë i ultë dhe se i njëjti ishte ekzekutuar për 30 mijë euro, raporton teve1.info
Po ashtu është ngritur aktakuzë ndaj Jeton dhe Nexhat Vllasaliut në drejtim të veprës penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje dhe dëmtim i varreve apo kufomave”.
Trupi i të ndjerit është gjetur më 30 shtator të këtij viti, derisa për rastin janë dëgjuar mbi 30 dëshmitarë. Bedri Rexhepi ishte zhdukur pasditen e 8 prillit 2021 dhe herën e fundit ishte parë në Novobërdë. Ndërsa, një ditë pas zhdukjes, vetura e tij ishte gjetur e braktisur në arat e fshatit Janjevë të Lipjanit./teve1.info