Numri i personave që kanë vdekur në rajonin e Valencias është rritur në 202, sipas autoriteteve.
Spanja po përballet me tragjedinë më të madhe të përmbytjeve, nga shirat e rrëmbyeshëm kryesisht në rajonin lindor të Valencias.
Ndërkohë, ekipet e shpëtimit dhe vullnetarët janë vazhdimisht në kërkim të ndonjë të mbijetuari, por me kalimin e orëve, shpresat po shuhen. Në të njëjtën kohë, autoritetet spanjolle deklarojnë se presin një rritje të numrit të të vdekurve, pasi shumë vlerësohet kanë hasur në një vdekje tragjike brenda makinave dhe ndërtesave./BBC