Sipas gazetës së njohur spanjolle “Marca”, Myrto Uzuni ka refuzuar të dalë në stërvitje pasi ka një ofertë nga klubi amerikan i MLS, FC Austin, për rreth 10 milionë euro dhe dëshiron të transferohet aty.
Trajneri i Granadas ka konfirmuar në konferencë lajmin se sulmuesi shqiptar nuk dëshiron të stërvitet dhe se nuk mund ta detyronte.
Vetë Uzuni ka publikuar një mesazh duke kërkuar të mos besohet versioni i medieve spanjolle dhe trajnerit: “Mos dyshoni kurrë te dashuria ime për këtë ekip dhe qytet. Prisni përpara se të dëgjoni dhe pjesën tjetër”.