TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ushtria merr pushtetin në Gabon

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ushtria merr pushtetin në Gabon

Disa oficerë të lartë të ushtrisë së Gabonit u paraqitën të mërkurën në mëngjes në televizionin kombëtar për të deklaruar se e kanë kapur pushtetin, pasi komisioni i zgjedhor njoftoi se presidenti Ali Bongo e kishte fituar mandatin e tretë.

Në paraqitjen e tyre më 30 gusht në televizionin 24, ata thanë se zgjedhjeve të përgjithshme u mungon besueshmëria dhe se ata i përfaqësojnë të gjitha forcat e mbrojtjes dhe sigurisë në Gabon.

Oficerët nënvizuan se rezultati i zgjedhjeve është shfuqizuar, të gjithë kufijtë janë mbyllur deri në njoftimin e radhës, dhe se të gjitha institucionet shtetërore janë shpërbërë.

Në kryeqytetin Libreville janë dëgjuar të shtëna të shumta me armë, pas paraqitjes së oficerëve në televizion, raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

“Në emër të popullit gabonez… ne kemi vendosur ta mbrojmë paqen duke i dhënë fund regjimit”, thanë oficerët në televizionin 24.

Nëse është i suksesshëm, atëherë ky do të jetë grusht shteti i tetë në Afrikën Qendrore dhe Perëndimorë që nga viti 2020. Puçet në Mali, Guineja, Burkina Faso, Çad dhe Niger e kanë minuar përparimin demokratik në vitet e fundit.

Bongo e fitoi mandatin e tretë si president duke i marrë 64.27 për qind të votave, njoftoi të mërkurën Komisioni Qendror Zgjedhor i Gabonit.

Nëse është i suksesshëm, atëherë ky do të jetë grusht shteti i tetë në Afrikën Qendrore dhe Perëndimorë që nga viti 2020. Puçet në Mali, Guineja, Burkina Faso, Çad dhe Niger e kanë minuar përparimin demokratik në vitet e fundit.

Muajin e kaluar, ushtria e kapi pushtetin në Niger, duke e tronditur rajonin e Sahelit dhe vetë fuqitë globale, interesat e të cilave janë në rrezik.

Tensionet ishin rritur tej mase në Gabon për shkak të druajtjeve për trazira pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të shtunën e kaluar, të cilat i fitoi Bongo duke e zgjatur sundimin 56-vjeçar të familjes së tij, derisa opozita kishte bërë përpjekje për ndryshime në vendin e pasur me naftë por të kapluar nga varfëria.

Mungesa e vëzhguesve ndërkombëtarë, pezullimi i disa transmetuesve të huaj, dhe vendimi i autoriteteve për t’i ndalur shërbimet e internetit dhe për ta vendosur një orë policore mbarëkombëtare pas zgjedhjeve, kishte ngritur shqetësime për transparencën e procesit zgjedhor.

Bongo, 64 vjeç, i cili e pasoi babanë e vet Omar si president më 2009, garoi kundër 18 sfiduesve, gjashtë prej të cilëve e përkrahën një të nominuar të përbashkët, ish-ministrin e Jashtëm dhe profesorin universitar, Albert Ondo Ossa, në përpjekje për ta bërë më të fortë garën.

Ekipi i Bongon i ka hedhur poshtë akuzat për mashtrim.

Më 2016, ndërtesës së parlamentit iu vu flaka kur shpërthyen protestat e dhunshme nëpër rrugë kundër rizgjedhjes së kontestuar të Bongos për mandatin e dytë. Qeveria e bllokoi qasjen në internet për disa ditë në atë kohë./Rel/

Tags: GabonpushtetiUshtria
ShareTweet

Postime të ngjashme

Udhëheqësit arabë mbërrijnë në Katar për samitin e jashtëzakonshëm pas sulmit izraelit

Katari kërkon ndjekje penale për Izraelin në GJNP pas sulmit në Doha

Izraeli sulmon sërish Sirinë, së paku 5 persona të vrarë

Izraeli deklaron se po armatos dhe po paguan milicinë Druze në Sweida të Sirisë

Ushtria izraelite injoron afatin e tërheqjes, vret 22 libanezë

Izraeli paralajmëron sulmin ndaj Libanit

Ministria e Kulturës izraelite shkurton fondet për ceremoninë e filmit për shkak të përmbajtjes pro-palestineze

Ministria e Kulturës izraelite shkurton fondet për ceremoninë e filmit për shkak të përmbajtjes pro-palestineze

Kandidati i PDK-së: Haliti s’do të jetë më kryetar i Vitisë, do të jem i pari

Kandidati i PDK-së: Haliti s’do të jetë më kryetar i Vitisë, do të jem i pari

Krasniqi: Qeverisja e mirë do të vazhdojë edhe për katër vite në Prizren

Krasniqi: Qeverisja e mirë do të vazhdojë edhe për katër vite në Prizren

Kandidati i VV-së për Obiliqin: Program ynë bazohet në kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, jo të operatorëve ekonomikë

Kandidati i VV-së për Obiliqin: Program ynë bazohet në kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, jo të operatorëve ekonomikë

“InfoNata” 18.09.2025

“InfoNata” 18.09.2025

Liga e Kampionëve: Rashford dy gola për Barcën, City pa problem me Napolin

Liga e Kampionëve: Rashford dy gola për Barcën, City pa problem me Napolin

Kurti iu drejtohet serbëve të Kosovës: Beogradi gënjen, Qeveria e Kosovës do t’iu mbrojë

Kurti iu drejtohet serbëve të Kosovës: Beogradi gënjen, Qeveria e Kosovës do t’iu mbrojë

Çeku: Kontrata e sheshit ”Xhorxh Bush” me shkelje të rënda, të hetohet

Çeku: Kontrata e sheshit ”Xhorxh Bush” me shkelje të rënda, të hetohet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën