TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ushtria izraelite thotë se e vrau një armëpunues të rëndësishëm të Hamasit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ushtria izraelite thotë se e vrau një armëpunues të rëndësishëm të Hamasit

Një armëpunues i rëndësishëm dhe luftëtarë të tjerë të Hamasit u vranë si pasojë e sulmeve ajrore në Rripin e Gazës të mërkurën, tha Ushtria e Izraelit.

Ushtria izraelite e vazhdoi ofensivën ndaj rrjetit të madh të tuneleve të grupit militant nën enklavën e rrethuar palestineze.

Qyteti i Gazës, bastioni kryesor i grupit militant në këtë territor, është rrethuar nga forcat izraelite. Ushtria tha se është futur në qendër të qytetit të populluar dendësisht.

Ushtria izraelite tha në një komunikatë se në dy sulme të ndara e vrau një armëpunues të lartë të Hamasit, Mahsein Abu Zina, dhe luftëtarë të tjerë.

Izraeli e ka bombarduar Gazën pareshtur nga ajri dhe toka dhe e ka ndarë në dysh enklavën bregdetare, pas sulmit që Hamasi e kreu në qytetet e Izraelit jugor më 7 tetor, ku militantët e tij vranë mbi 1.400 njerëz dhe i rrëmbyen rreth 240 të tjerë.

Si pasojë e bombardimeve izraelite janë vrarë më shumë se 10.000 palestinezë, rreth 40 për qind të tyre fëmijë, gjatë muajit të fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi.

Izraeli thotë se 32 ushtarë të tij janë vrarë gjatë luftimeve.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se Izraeli e ka “vetëm një synim – terroristët e Hamasit në Gazë, infrastrukturën, komandat, bunkerët dh qendrat e komunikimit të tyre”. /rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rusia akuzon Ukrainën për tentativë sulmi ndaj rezidencës së Putinit, Zelensky i mohon pretendimet

Rusia akuzon Ukrainën për tentativë sulmi ndaj rezidencës së Putinit, Zelensky i mohon pretendimet

Frikë në Evropë: Pensionet po bëhen të papërballueshme

Frikë në Evropë: Pensionet po bëhen të papërballueshme

Putin nënshkruan ligjin që i lejon Rusisë të injorojë vendimet penale të gjykatave ndërkombëtare

Putin nënshkruan ligjin që i lejon Rusisë të injorojë vendimet penale të gjykatave ndërkombëtare

Moska shpall përparim në Ukrainë: Putin thotë se aneksimi i rajoneve po ecën sipas planit

Moska shpall përparim në Ukrainë: Putin thotë se aneksimi i rajoneve po ecën sipas planit

Asllani flet për formën e mirë

Shtohet interesimi për Asllanin

“Marca” lartëson Vedat Muriqin

Muriqi ndër më të vlerësuarit në La Liga

Rusia akuzon Ukrainën për tentativë sulmi ndaj rezidencës së Putinit, Zelensky i mohon pretendimet

Rusia akuzon Ukrainën për tentativë sulmi ndaj rezidencës së Putinit, Zelensky i mohon pretendimet

Krijohet formulari për heqje dorë vullnetarisht nga shtesat prej 100 euro

Ekzekutohet pagesa e shtesës për fëmijët dhe pensionistët

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente

Frikë në Evropë: Pensionet po bëhen të papërballueshme

Frikë në Evropë: Pensionet po bëhen të papërballueshme

Fiorentina kthen interesimin për Dakun

Daku nuk largohet nga Rubini

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën