TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ushtria izraelite arreston të paktën 40 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar

by teve1
4 muaj ago
0
A A
Bregu Perëndimor: Mbi 50,000 palestinezë të bllokuar nga operacioni izraelit në Tubas

Foto: AFP

Të paktën 40 palestinezë janë arrestuar nga ushtria izraelite gjatë bastisjeve ushtarake të kryera në mbarë Bregun Perëndimor të pushtuar, ka njofruar të mërkurën një organizatë për të drejtat e të burgosurve.

Shoqata Palestineze e të Burgosurve bëri të ditur në një deklaratë se mes të ndaluarve kishte edhe një fëmijë si dhe ish-të burgosur.

Bastisjet kishin në shënjestër qytetet Salfit, Jenin, Betlehem, Ramallah, Nablus, Tulkarem dhe Hebron.

Sipas deklaratës, forcat izraelite hynë me dhunë në disa banesa, ushtruan sjellje abuzive ndaj palestinezëve dhe shkaktuan dëme materiale gjatë operacioneve.

Dëshmitarë okularë i thanë Anadolu-t se në orët e para të mëngjesit forcat speciale izraelite, të mbështetura nga përforcime ushtarake, sulmuan lagjen lindore të qytetit Jenin dhe shndërruan një shtëpi në post ushtarak.

Pas këtij operacioni, Ministria Palestineze e Arsimit vendosi të pezullojë mësimin në shkollat e Jeninit për të garantuar sigurinë e nxënësve.

Sipas të dhënave palestineze, që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor 2023, ushtria izraelite ka ndaluar gati 21,000 persona në Bregun Perëndimor.

Që nga shpërthimi i luftës në Gaza në tetor 2023, ushtria izraelite ka intensifikuar operacionet e saj ushtarake në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas shifrave palestineze, forcat izraelite dhe kolonët e paligjshëm kanë vrarë të paktën 1,097 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë Jerusalemin Lindor, dhe kanë arrestuar rreth 21,000 që nga tetori 2023.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri

Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri

Netanyahu urdhëron nisjen e negociatave direkte me Libanin

Netanyahu urdhëron nisjen e negociatave direkte me Libanin

Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit, ndërsa Izraeli urdhëron evakuime të reja në Liban

Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit, ndërsa Izraeli urdhëron evakuime të reja në Liban

Baraliu: S’ka vullnet për presidentin, partitë po luajnë “ping pong politik”

Baraliu: S’ka vullnet për presidentin, partitë po luajnë “ping pong politik”

Baraliu: Kushtetua ka nevojë për rishkrim

Baraliu: Kushtetua ka nevojë për rishkrim

Nxirret trupi i pajetë i shtetasit amerikan i aksidentuar në Prevallë

Nxirret trupi i pajetë i shtetasit amerikan i aksidentuar në Prevallë

Haziri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, gara do të jetë mes Kurtit dhe Osmanit

Haziri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, gara do të jetë mes Kurtit dhe Osmanit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në

Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në

Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrëveshje politike

Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrëveshje politike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën