TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ushtari kosovar që u dërgua në Britani për t’i trajnuar ukrainasit mohon akuzat për sulm seksual

by TËVË 1
4 muaj ago
2
A A
Ushtari kosovar që u dërgua në Britani për t’i trajnuar ukrainasit mohon akuzat për sulm seksual

Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i angazhuar në Britani të Madhe për të ndihmuar në trajnimin e personelit ushtarak ukrainas, është paraqitur para gjykatës, ku ka mohohuar akuzat për përdhunim dhe dy vepra të sulmit seksual.

I pandehuri, B.H 28 vjeç, me shërbim në kampin West Tofts në Thetford, Norfolk, po përballet me tri akuza të rënda që lidhen me një incident të ndodhur më 17 shtator në qytetin Norwich.

Sipas mediave britanike, rasti dyshohet se ka ndodhur në një shteg këmbësorësh pranë Riverside Retail Park.

Ai është dërguar në paraburgim me vendim të Gjykatës së Kurorës në Norwich, deri në fillimin e gjyqit më 7 prill të vitit të ardhshëm, i cili pritet të zgjasë pesë ditë.

Avokati i tij mbrojtës, Jonathan Goodman, ka deklaruar se, ndonëse klienti i tij e kupton gjuhën angleze, në seancat e ardhshme do të kërkohet përkthim në gjuhën shqipe, për të garantuar një proces të drejtë.

Përkthyes do të sigurohen gjithashtu edhe për tre dëshmitarë të tjerë nga FSK-ja, të cilët pritet të dëshmojnë në këtë rast.

Gjykata është informuar se dëshmitarët mund të gjenden në Kosovë gjatë periudhës së gjyqit, por FSK-ja do të sigurojë pjesëmarrjen e tyre në seancë, nëse kjo kërkohet nga autoritetet britanike.

Sipas raportimeve të BBC-së, i dyshuari ndodhet në Britani në kuadër të një misioni trajnimi për ushtarë ukrainas, i realizuar nga Ushtria Britanike në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

Tags: britanidkSulm seksualTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Inspektorati shton kontrollet për çmimet e naftës në tregun e Kosovës

Inspektorati shton kontrollet për çmimet e naftës në tregun e Kosovës

Abdixhiku pas propozimit për qeveri nacionale të tranzicionit: Kam marrë gatishmëri të disa prej liderëve

AGK dënon gjuhën e Lumir Abdixhikut ndaj mediave: E papranueshme dhe e rrezikshme

Shqipëri: Kuvendi voton kundër heqjes së imunitetit të Ballukut, opozita paralajmëron protestë të re

Shqipëri: Kuvendi voton kundër heqjes së imunitetit të Ballukut, opozita paralajmëron protestë të re

​U takuan për pagat e punëtorëve teknikë, Azemi: Rektori u largua nga takimi, ishte i frustruar

Mbi 20 vetura të reja nga Grupi Volkswagen po vijnë – cilat janë ato?

Pacolli: Pas Kenias paralajmëruam edhe njohje të tjera

Pezullohet AKR-ja e Behgjet Pacollit

‘Finalissima’ mes Argjentinës dhe Spanjës mund të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”

‘Finalissima’ zhvendoset në Madrid, “Bernabéu” favorit për ta pritur ndeshjen Spanjë ‑ Argjentinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën