TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​USAID me kampanjë në Javën kundër korrupsionit me sloganin “Lyp llogari për paret tua”

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
​USAID me kampanjë në Javën kundër korrupsionit me sloganin “Lyp llogari për paret tua”

USAID ka lansuar sot kampanjën në kuadër të shënimit të Javës kundër korrupsionit me sloganin “Lyp llogari për paret tua”, e cila synon integritetin e komunave të Kosovës që të promovohet llogaridhënia, integriteti dhe transparenca në të gjitha nivelet e qeverisjes në të mirën e qytetarëve.

Drejtoresha e aktivitetit të USAID-it për Integritet të Komunave të Kosovës, Maia Gogoladze tha se ky aktivitet do të jetë një hap përpara kundër korrupsionit. Ajo u shpreh se luftimi kundër korrupsionit ka shumë sfida, por në partneritet me qeverisjen qendrore dhe komunale do të luftohet dukuria e korrupsionit.

“Mendojmë se ky do të jetë një hap mjaft i mirë përpara kundër luftimit të korrupsionit apo uljes së rreziqeve të korrupsionit. Një tjetër arritje e mrekullueshme, arritje e përbashkët që do të doja të veçoja është krijimi… për njësinë pranë Zyrës Kombëtare të Auditimit, ku që nga themelimi i saj në vitin 2018, EPRC ka mundur të identifikojë dhe dorëzojë për ndjekje penale 300 raste për rrezik potencial mashtrimi dhe rrezik potencial korrupsioni”, tha Gogoladze.

Vlora Spanca nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), u shpreh se raportet e korrupsionit janë në masë të madhe. Sipas saj në Prokurorinë e Shtetit nga viti 2018 deri 2022 janë dërguar rreth 300 raste të korrupsionit në projekte kapitale.

“Fatkeqësisht, edhe raportet në masë të madhe e kanë shpalosur mangësitë në projektet kapitale ku fillohen pa buxhet të mjaftueshëm, pa projekt ekzekutiv, pa u shpronësuar tokat, pronat dhe pa u bërë matjet gjeomekanike. Rastet e tilla ne i kemi dërguar te Prokurori i Shtetit, janë rreth 300 raste për vitin 2018-2022 dhe vetëm për 2022 kemi dërguar 51 raste te Prokurori i Shtetit”, u shpreh Spanca, shkruan KP.

Kryetari i Bordit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), Osman Vishaj tha se sfidë kryesore e prokurimit mbetet planifikimi jo i duhur, transparenca dhe mbikëqyrja e kontratave.

“Në vitin që vjen si sfidë kryesore e shoh personelin, pasi ka filluar të ndihet mungesa e tyre. Vetëm në vitin që e kemi lënë ose për një periudhe një vit e gjysmë në komisionin rregullator të prokurimit publik janë larguar tetë persona. Sfidat kryesore të prokurimit janë planifikimi, themeli i prokurimit publik. Një planifikim i keq dërgon në procedurë. Te vlerësimi i tenderëve është rritur në masë të madhe transparenca, por vlerësimi i ofertave bëhet në mënyra arbitrare”, tha Vishaj.

Ndryshe, raporti i Komisionit Evropian për Kosovën një vëmendje i ka kushtuar edhe luftës që ka bërë Kosova kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke theksuar se vendi ynë është në mes të një faze të hershme në luftën kundër këtyre dy dukurive.

Sipas raportit, Kosova është në mes të një faze të hershme dhe një niveli të përgatitjes në luftën kundër korrupsionit.

“Është bërë përparim i kufizuar gjatë periudhës raportuese dhe korrupsioni mbetet një çështje shqetësuese. Ndërsa vitin e kaluar Kuvendi miratoi legjislacion të rëndësishëm kundër korrupsionit dhe korniza ligjore për konfiskimin penal është avancuar, mbetet shumë për të bërë për të zbatuar legjislacionin kundër korrupsionit. Pavarësisht përmirësimit të performancës së Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, mjetet parandaluese kundër korrupsionit të përcaktuara në legjislacion ende nuk janë përdorur plotësisht. Kosova duhet të shtojë përpjekjet për të pasur hetime më proaktive, vendime gjyqësore përfundimtare dhe konfiskim përfundimtar të aseteve. Kosova është në një fazë të hershme në luftën kundër krimit të organizuar”, thuhet në raport.

Tags: Maia GogoladzeOsman VishajUSAID
ShareTweet

Postime të ngjashme

Peci: Pamjet nga protesta në Hagë nuk më pëlqyen, mund të ndikojnë negativisht

Peci: Pamjet nga protesta në Hagë nuk më pëlqyen, mund të ndikojnë negativisht

Rohde në takim lamtumirës me Osmanin, i dërgon reçel të bërë në shtëpi

Rohde në takim lamtumirës me Osmanin, i dërgon reçel të bërë në shtëpi

Dy imamë nga Prizreni nën hetime për keqpërdorim donacionesh

Dy imamë nga Prizreni nën hetime për keqpërdorim donacionesh

Williams: Thaçi e dinte se mbështetja për Tribunalin mund të sillte hetime edhe ndaj UÇK-së

Williams: Thaçi e dinte se mbështetja për Tribunalin mund të sillte hetime edhe ndaj UÇK-së

Reali konfirmon lëndimin e Alexander-Arnoldit

Reali konfirmon lëndimin e Alexander-Arnoldit

Peci: Pamjet nga protesta në Hagë nuk më pëlqyen, mund të ndikojnë negativisht

Peci: Pamjet nga protesta në Hagë nuk më pëlqyen, mund të ndikojnë negativisht

Njëri nga partnerët qeverisës i bën thirrje qeverisë gjermane të mbështesë sanksionet tregtare të BE-së ndaj Izraelit

Njëri nga partnerët qeverisës i bën thirrje qeverisë gjermane të mbështesë sanksionet tregtare të BE-së ndaj Izraelit

Mali i Zi e shkarkon Prosineçkin

Mali i Zi e shkarkon Prosineçkin

Humbja e kujtesës: Proces natyral apo shenjë paralajmëruese e demencës?

Humbja e kujtesës: Proces natyral apo shenjë paralajmëruese e demencës?

Rohde në takim lamtumirës me Osmanin, i dërgon reçel të bërë në shtëpi

Rohde në takim lamtumirës me Osmanin, i dërgon reçel të bërë në shtëpi

Dy imamë nga Prizreni nën hetime për keqpërdorim donacionesh

Dy imamë nga Prizreni nën hetime për keqpërdorim donacionesh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën