TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Urdhërarresti për dhjetë terroristët e Banjskës

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Urdhërarresti për dhjetë terroristët e Banjskës

Gjykata Themelore në Prishtinë, me urdhër të Prokurorisë Speciale ka lëshuar fletëarrest për 10 persona të dyshuar për sulmin e 24-shtatorit në Banjskë të Zveçanit. E arrestimi i tyre nga Serbia, po shihet si jo i mundur nga njohësit e sigurisë.

Përmes rrugëve ilegale, hynë në territorin e Kosovës.

Një grup paraushtarak serb, më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit, sulmuan Policinë e Kosovës ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër.

E Gjykata Themelore e Prishtinës me urdhër të Prokurorisë Speciale, ka lëshuar urdhërarrest për dhjetë persona të përfshirë në grupin terrorist serb.

Radak Axhiq, Millosh Milenkoviq, Gjorgje Balloviq, Danillo Virijeviq, Millosh Kragovic, dhe Millan Nedelkoviq, të gjithë nga Mitrovica e Veriut, tashmë janë të kërkuar nga institucionet e Drejtësisë në Kosovë.

Por njohësit e sigurisë, e vlerësojnë kërcënim për vendim mosarrestimin e terroristëve serb të cilët ende janë të lirë. Profesori Fatmir Çollaku thotë se Serbia nuk do t’i arrestojë këta persona.

“Parimisht nuk kisha me besu që mund të arrestohen në rastin konkret mund të bëhet ndonjë përjashtim meqë jemi të vetëdijshëm për presion të jashtëzakonshëm ndërkombëtar te Serbia dhe mund, të ndodh por në parim nuk besoj.. Serbia din të taktizoj, për të dalë para Bashkimit Evropian kinse është për shtet ligjor, është për bashkëpunim ndërkombëtar, për të bërë arrestimin e të dyshuarve për të cilët ka bazë juridike”, tha njohësi i sigurisë, Fatmir Çollaku.

Sipas tij, mosarrestimi i tyre, cenon sigurinë e Republikës së Kosovës.

“Të gjithë atyre dhe të ngjashmëve të njësive paramilitare të cilët janë me ngarkesë të madhe ideologjike ultra nacionaliste të dëgjuar dhe përbetuar të Beogradit, paraqet kërcënim paraqet rrezik megjithëse rreziku nuk është në atë masë sa mund të atakohet siguria nacionale”, është shprehur Çollaku.

Ndërsa, njohësi tjetër i sigurisë, Drizan Shala vlerëson se faktori ndërkombëtar duhet të bëjë më shumë presion ndaj Serbisë.

E zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, në një përgjigje për televizionin ka thënë se sapo të mësohet zyrtarisht vendodhja e të dyshuarve për sulmin në Banjskë, ata do të arrestohen.

Faktori ndërkombëtar vazhdimisht i ka bërë thirrje Serbisë, për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare, që grupi të del para drejtësisë dhe të marrë dënimin e merituar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PZAP e konfirmon që kanë pranuar ankesë nga Lista Serbe

PZAP hedh poshtë si të pasafatshme ankesën e PDK-së për votat nga diaspora

“Trepça” largon pesë punëtorë brenda një dite për mungesë në punë

“Trepça” largon pesë punëtorë brenda një dite për mungesë në punë

Kurti e Konjufca me rekord votash, vulosen top pesëshet

Kurti e Konjufca me rekord votash, vulosen top pesëshet

Dëmet nga vërshimet – Zvarritje të gjata për të kompensuar familjet e dëmtuara

“Kati i parë i prishur krejt” – Banorët në hall nga vërshimet në Mitrovicë

“Kati i parë i prishur krejt” – Banorët në hall nga vërshimet në Mitrovicë

ShSKUK shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-drejtorit të QKUK-së, Ali Sadriu

ShSKUK shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-drejtorit të QKUK-së, Ali Sadriu

PDK gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit, thotë se s’ka vija të kuqe për asnjërën parti

Shfuqizimi i 13 ligjeve, PDK: Vendimi i Kushtetueses dëshmon shkelje serioze të procedurave nga shumica qeverisëse

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën