TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Uran Ismaili prezanton 10 vendimet e para për Prishtinën si kryetar i ardhshëm i kryeqytetit

by Tëvë1
4 muaj ago
2
A A
Uran Ismaili prezanton 10 vendimet e para për Prishtinën si kryetar i ardhshëm i kryeqytetit

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sot ka mbajtur një konferencë për media, ku ka theksuar se kryeqyteti ndodhet para një momenti vendimtar që kërkon vendime të guximshme dhe të menjëhershme.

Ai ka prezanturar 10 vendimet tw cilat do t’i marrë si kryetar i Prishtinës..

“Prishtina nuk ka kohë për eksperimente, për kaos e bllokada që ia vështirësojnë jetën qytetarëve. Nuk ka kohë për konflikte e akuza të pafundme politike që e mbajnë peng nëpër gjykata. Nuk ka kohë për plane 10-vjeçare e projekte mega-futuristike. Prishtina ka nevojë për ndryshim, për guxim dhe për një kryetar që u del zot punëve dhe zotimeve që jep,” tha Ismaili.

Ai theksoi se ndryshimi për një Prishtinë funksionale do të nisë menjëherë pas 13 tetorit, me vendime që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve.

“Në fund të mandatit tim, qytetarët do të më matin me punë. Nëse nuk i realizoj 90% të zotimeve, nuk do të kërkoj më kurrë vota për një mandat të dytë,” u shpreh ai.

Ismaili prezantoi edhe 10 vendimet e para që do të ndërmarrë si kryetar i Prishtinës:

Hapja e Sheshit “Xhorxh Bush” në javën e parë;

Pezullimi i lejeve të reja ndërtimore për 6 muajt e parë;

Fillimi i procedurave për krijimin e Qendrës Dixhitale të Menaxhimit të Trafikut;

Fillimi i procedurave për blerjen e 60 kamionëve të rinj për mbledhjen e mbeturinave;

Krijimi i taskforcës për ndriçimin e 1,000 rrugëve të Prishtinës;

Fillimi i procesit për ndërtimin e një strehimoreje të re për trajtimin e qenve endacakë;

Fillimi i procedurave për vendosjen e 200 oficerëve të sigurisë në shkolla;

Nënshkrimi i vendimit ekzekutiv për lirimin e trotuareve të bllokuara;

Krijimi i taskforcës për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës;

Nënshkrimi i vendimit ekzekutiv për dyfishimin e subvencioneve për fermerë dhe agrobiznese.

Në fund të konferencës, Ismaili bëri edhe nënshkrimin formal të këtyre zotimeve, duke deklaruar se me 13 tetor nis një epokë e re për kryeqytetin.

“Ka ardhë koha për një kryetar që çdo ditë merret me nevojat e Prishtinës dhe që nuk fshihet pas premtimeve të parealizueshme e planeve afatgjata,” tha ai.

Tags: fushataTeve1uran ismailizgjedhjet lokale
ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia sekuestron marihuanë në vlerë 35 mijë euro

Policia sekuestron marihuanë në vlerë 35 mijë euro

Haradinaj: Specialja, organizatë ekonomike e kriminale

Haradinaj: Specialja, organizatë ekonomike e kriminale

KRU “Mitrovica” paralajmëron ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona

Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në gjashtë fshatra të Gjakovës

Asnjë njohje që tre vjet: Liberalizimi i vizave mund të ndihmojë

Qeveria e Kosovës publikon programin zyrtar për 18-vjetorin e Pavarësisë

Nga Nerova te jurisprudenca: Denion Meidani dhe prova e diplomacisë aktive

Nga Nerova te jurisprudenca: Denion Meidani dhe prova e diplomacisë aktive

Chiesa largohet nga Liverpooli

Chiesa largohet nga Liverpooli

Policia sekuestron marihuanë në vlerë 35 mijë euro

Policia sekuestron marihuanë në vlerë 35 mijë euro

Pullian i Rahovecit shpallet “MVP”

Pullian i Rahovecit shpallet “MVP”

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Haradinaj: Specialja, organizatë ekonomike e kriminale

Haradinaj: Specialja, organizatë ekonomike e kriminale

Ligji i ri izraelit përbën një “aneksim de facto” të Bregut Perëndimor, thotë grupi izraelit për të drejtat e njeriut

Ligji i ri izraelit përbën një “aneksim de facto” të Bregut Perëndimor, thotë grupi izraelit për të drejtat e njeriut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën