Në një deklaratë nga Unioni Elektrik i Ministrisë së Energjisë dhe Minierave thuhet se energjia elektrike është ndërprerë në të gjithë ishullin me rreth 11 milionë banorë dhe se vazhdojnë punimet për të siguruar sërish gradualisht shërbimin elektrik.
Në rajon u shkaktuan dëme dhe shumë njerëz u evakuuan pasi uragani Ian me fuqinë në kategorinë 3, kaloi nga perëndimi i Kubës në martën në mëngjes.
Aktualisht teksa nuk janë njoftuar humbje jete, thuhet se autoritetet po punojnë për identifikimin e dëmeve të shkaktuara nga uragani, transmeton Anadolu Agency.
Pritet që uragani të jetë efektiv në rajonet e gjirit të Floridës në SHBA në orët e para të mëngjesit të enjten.