TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ura e Ibrit pritet të hapet për qarkullim gjatë verës

Gjatë seancës së Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje kërkuan që të zbatohet vendimi për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër. Për këtë çështje, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal kanë thënë për Tëvë1 se hapja e urës do të bëhet këtë verë.

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Ura e Ibrit pritet të hapet për qarkullim gjatë verës

Hapja e Urës së Ibrit është bërë temë diskutimi së fundmi në vend.

Për këtë çështje u fol edhe në seancën e së mërkurës në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut.

Në këtë seancë, asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje kërkuan që të zbatohet vendimi për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër për qarkullimin e automjeteve.

Iniciativa është nisur nga këshilltarja e këtij Kuvendi e cila vjen nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Doli.

E nga Ministria e Admninistrimit të Pushtetit Lokal kanë thënë se hapja e urës do të bëhet këtë verë.

Zëvendëskryeministri i këtij dikasteri ka thënë në emisionin “InfoNata” në Tëvë 1 se nuk ka ende ndonjë datë të saktë, por kushtet për hapjen e saj janë krijuar.

“Me kalimin e kohës potenciali për trazira vërehet qartë se është zvogëluar. Mendoj se para vjeshtës që i bie gjatë verës. Por, datë të saktë nuk kemi. Mendoj se nuk ka nevojë të pritet vjeshta fare”, tha zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri.

Lidhur me deklaratat se së shpejti do të hapet Ura e Ibrit ka reaguar edhe BE-ja, duke thënë se kjo çështje zgjidhet me dialog.

Por sipas Vokrrit, Bashkimi Evropian duhet të mësohet se menaxhimi i çështjeve komunale i takon institucioneve të Kosovës.

“BE-ja dhe organizatat tjera ndërkombëtare duhet të mësohen se menaxhimi i çështjeve komunale brenda Republikës së Kosovës i takon institucioneve të saj, nuk do të jetë pjesë e diskutimeve apo debateve me shtetet tjera, qoftë edhe me Serbinë”, tha Vokrri.

Vendimi për hapjen e urës është marrë në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës së Veriut në prill të vitit 2023, por nuk është zbatuar ende.

Tags: Aida DoliArbër VokrriUra e Ibrit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova dhe Bangladeshi drejt marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e mjedisit

Kosova dhe Bangladeshi drejt marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e mjedisit

SHSKUK suspendon katër punonjës për parregullsi në menaxhimin e barnave

SHSKUK suspendon katër punonjës për parregullsi në menaxhimin e barnave

Gjashtë të arrestuar për kokainë në Prishtinë, sekuestrohen Porsche, Rolex, drogë dhe 300 mijë euro

Gjashtë të arrestuar për kokainë në Prishtinë, sekuestrohen Porsche, Rolex, drogë dhe 300 mijë euro

Strategjia për ish-krerët e UÇK-së në fazën vendimtare, partitë zbulojnë çfarë po përgatitet në heshtje

Strategjia për ish-krerët e UÇK-së në fazën vendimtare, partitë zbulojnë çfarë po përgatitet në heshtje

Kosova dhe Bangladeshi drejt marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e mjedisit

Kosova dhe Bangladeshi drejt marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e mjedisit

Reagime në Izrael për futbollistët e Kosovës që qëndruan me kokën ulur gjatë himnit të Izraelit

Reagime në Izrael për futbollistët e Kosovës që qëndruan me kokën ulur gjatë himnit të Izraelit

“Dardanët” nisën përgatitjet për përballjen me Irlandën

“Dardanët” nisën përgatitjet për përballjen me Irlandën

Zelensky thotë se SHBA-ja i propozoi Ukrainës të lëshojë Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO

Zelensky thotë se SHBA-ja i propozoi Ukrainës të lëshojë Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO

SHSKUK suspendon katër punonjës për parregullsi në menaxhimin e barnave

SHSKUK suspendon katër punonjës për parregullsi në menaxhimin e barnave

Italia gjobit Metën me 805 milionë euro për qasjen në fotografitë dhe videot e përdoruesve pa pëlqim

Italia gjobit Metën me 805 milionë euro për qasjen në fotografitë dhe videot e përdoruesve pa pëlqim

Irani sulmon bazën amerikane në Bahrein me dronë, mbrojtja ajrore neutralizon sulmet

Irani sulmon bazën amerikane në Bahrein me dronë, mbrojtja ajrore neutralizon sulmet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën