TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

UP thotë se rasti i ngacmimit seksual po trajtohet seriozisht, kërkon të mos ketë presion

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
UP thotë se rasti i ngacmimit seksual po trajtohet seriozisht, kërkon të mos ketë presion

Universiteti i Prishtinës, ka thënë se rasti i denoncuar për ngacmim seksual nga profesori Xhevat Krasniqi, është duke u trajtuar me urgjencë dhe seriozitet.

Në një reagim UP-ja ka njoftuar se rasti dyshohet të ketë ndodhur  në tetor/nëntor 2022, dhe janar/shkurt 2023, ndërsa është adresuar në Këshillin e Etikës në mars të vitit 2024

“Sqarojmë se rasti i adresuar, pretendohet të ketë ndodhur para një viti e gjysmë (tetor/nëntor 2022, dhe janar/shkurt 2023). Përkundër kësaj, rasti është adresuar në Këshill të Etikës vetëm në mes të marsit 2024. Kurdo që një rast paraqitet, ai merret dhe trajtohet me seriozitetin e duhur dhe procedurat e paracaktuara, por nëse është dashur kaq kohë e gjatë për ta paraqitur, Këshilli vlerëson se meriton një hapësirë kohore, që gjithsesi është shumë më e arsyeshme se kjo më sipër, për të punuar i lirë dhe, mbi të gjitha, për t’u siguruar që dëgjon dhe shqyrton deklarimin e secilës palë, të përfshirë në këtë çështje dhe që duhet dëgjuar. Në këtë drejtim, Këshilli vlerëson që nuk ka as vend dhe as arsye për dramatizim të situatës”, thuhet në reagim, përcjell teve1.info.

Poashtu bëhet e ditur së Këshilli i Etikës për këtë rast ka mbajtur tri seanca, të cilat janë  zhvilluar me qëllim dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga vetë pala denoncuese.

“Dëgjimi i dëshmitarëve nga pala denoncuese është hap procedural i domosdoshëm, për të shmangur një rezultat të kontestueshëm dhe për të dhënë garancinë se për rastin është gjykuar e vendosur drejt. Në një rend demokratik dhe sistem që udhëhiqet nga sundimi i ligjit, Këshilli i Etikës kujdeset që të shamanget arbitrariteti, duke ju mundësuar palëve në procedurë të drejtën e tyre për t’u dëgjuar dhe për të paraqitur pretendimet e tyre në mënyrë të plotë e të barabartë. Kjo pasi parimi themelor për një proces të drejtë, të paanshëm dhe objektiv vlen edhe për rastet e shqyrtuara nga Këshilli i Etikës”, thuhet nga UP-ja.

Në reagim është bërë thirrje nga palët që të përbahen nga çfarë do lloj presioni, duke bërë thirrje që protestat e organizuar për këtë rast të jenë të qeta dhe paqësore.

“ Këshilli i Etikës ka refuzuar dhe do ta refuzojë presionin si modalitet të funksionimit të tij, sepse një gjë e tillë është në interesin më të mirë të funksionimit institucional dhe të rendit juridik, në përputhje me standardet më të mira evropiane dhe ndërkombëtare. Sigurisht, Këshilli i Etikës, sikurse vetë Universiteti i Prishtinës, e kupton dhe pranon të drejtën e protestës, por u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira, si dhe palëve të treta, që protestat të zhvillohen në mënyrë demokratike, në një mënyrë që nuk ushtron presion dhe nuk pengon kryerjen e detyrave të Këshillit të Etikës. UP iu rikujton të gjitha palëve që, ndonëse vendimet e Këshillit të Etikës janë të rëndësishme, ato nuk paraqesin vendime të formës së prerë. Prandaj, secila palë gëzon të drejtën për t’i adresuar pretendimet edhe në instanca të tjera, përfshirë ato gjyqësore”, thuhet në reagim.

Aktivistët e Lëvizjes Feministe Studentore  të enjten kanë protestuar para rektoratit, ku kanë kërkuar përjashtimin e profesorit Xhevat Krasniqi i dyshuar për këtë rast.

Në këtë protestë pati edhe të arrestuar pas përleshjes së protestueseve me policinë./teve1.info/

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Më 22 shtator shpallet konkursi për pranimin e 60 ushtarëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë

Më 22 shtator shpallet konkursi për pranimin e 60 ushtarëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë

Ligji për Zyrtarët Publikë për herë të dytë në Gjykatë Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese miraton masën e përkohshme të kërkuar nga Lista Serbe për konstituim të Kuvendit

Kurti nga Sarajeva: Forcimi i Kosovës dhe Bosnjës e detyron Serbinë të mos i përsërisë krimet

Kurti: 105, numri i fitoreve të radhës

Aktakuzë ndaj një personi për krime lufte në Kosovë

Prokuroria ngrit aktakuzë për spiunazh ndaj punëtores së OSBE-së

Spiropali pret ambasadorin e BE-së dhe drejtuesen e Zyrës së PE për Ballkanin Perëndimor

Spiropali pret ambasadorin e BE-së dhe drejtuesen e Zyrës së PE për Ballkanin Perëndimor

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Has, një e lënduar

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Has, një e lënduar

Më 22 shtator shpallet konkursi për pranimin e 60 ushtarëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë

Më 22 shtator shpallet konkursi për pranimin e 60 ushtarëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë

Mourinhos i “buzëqeshin” shkarkimet, portugezi nuk del asnjëherë i humbur përfiton deri në 108 milionë euro

Mourinhos i “buzëqeshin” shkarkimet, portugezi nuk del asnjëherë i humbur përfiton deri në 108 milionë euro

Ligji për Zyrtarët Publikë për herë të dytë në Gjykatë Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese miraton masën e përkohshme të kërkuar nga Lista Serbe për konstituim të Kuvendit

Kurti nga Sarajeva: Forcimi i Kosovës dhe Bosnjës e detyron Serbinë të mos i përsërisë krimet

Kurti: 105, numri i fitoreve të radhës

FIFA jep dritën jeshile, dy ish-futbollistë të Zvicrës dhe Kroacisë kalojnë te Kosova

FIFA jep dritën jeshile, dy ish-futbollistë të Zvicrës dhe Kroacisë kalojnë te Kosova

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X