TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

UP-ja u bën thirrje deputetëve ta votojnë statutin e ri

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
UP-ja u bën thirrje deputetëve ta votojnë statutin e ri

Universiteti i Prishtinës u ka bërë thirrje deputetëve të Kosovës ta votojnë statutin e ri.

Sipas njoftimit, UP-ja ka thënë se statuti po ndryshohet pas më tepër se 12 vjetësh duke marrë parasysh përmbajtjen dhe shpejtësinë me të cilën kanë lëvizur dinamikat dhe trendet në arsimin e lartë.

“Status quo-ja ka qenë zgjidhje qartazi e paqëndrueshme dhe ndryshimet të ngutshme e të domosdoshme. Në të vërtetë, shumë prej kritereve dhe kërkesave statutare nuk kanë ndryshuar që nga statuti i miratuar në vitin 2003”, theksohet në njoftim.

Sipas njoftimit, në dimensionin strukturor, statuti parasheh një funksion më të decentralizuar të universitetit, duke bartur e saktësuar përgjegjësitë dhe llogaridhënien menaxheriale drejt rektorit dhe dekanëve, ndërsa në anën tjetër parasheh rol më të fuqizuar akademik të senatit dhe këshillave të njësive akademike.

Theksohet se statuti përcakton rregulla që avancojnë aspiratat për barazi gjinore, synojnë të rrisin kriteret për zgjedhje në pozita drejtuese dhe përmbajnë ndalesa për periudha të konsiderueshme kohore për personat, të cilët ushtrojnë ose kanë ushtruar funksione të larta partiake apo politike dhe synojnë pozita drejtuese në universitet.

UP-ja ka deklaruar se me statutin e ri, universiteti reflekton qartë koherencën me politikat dhe parimet e ENQA-s për sigurimin e brendshëm të cilësisë, ndërsa parashihen edhe politika të reja për vlerësim dhe menaxhim të performancës së personelit akademik.

“Studimet e strukturuara pasdoktorale, lejimi i formave moderne të mësimdhënies si mësimi online apo ai i kombinuar, fuqizimi i mekanizmave shtesë për të drejtat e studentëve si p.sh.: krijimi i institucionit të Ombudspersonit, si dhe fuqizimi i rolit të studentëve në vlerësimin e performancës së stafit akademik janë disa nga politikat e reja që sjell miratimi i këtij statuti. Në dimensionin e standardeve të avancimeve akademike, statuti parasheh një ngritje të dukshme të kërkesave për avancimet akademike të personelit, ndërsa në anën tjetër parasheh edhe lehtësime administrative që personeli akademik të mos e shohë procesin e avancimit apo rizgjedhjes si proces të imponuar. Statuti parasheh standarde më rigoroze, ndonëse më të sakta dhe qartazi proporcionale, për marrjen e thirrjes së parë të profesorit (zgjedhja në profesor asistent) dhe në marrjen e thirrjes së fundit (profesor i rregullt). Standarde të tilla i janë dashur Kosovës në mënyrë që të rritet produktiviteti shkencor, të rritet cilësia e publikimeve shkencore dhe në këtë mënyrë të përmirësohet gjendja në rangimin e universitetit dhe Kosovës në nivel rajoni dhe më gjerë”, thuhet në njoftim.

UP-ja thekson se ky statut paraqet një standard të ri të funksionimit të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë, e bën UP-në më mirë të pozicionuar ndaj sfidave mbizotëruese të kohës dhe më reaguese ndaj realiteteve të ndryshueshme shpejt, përfshirë këtu trendin e rënies konstante të numrit të studentëve, si dhe e përafron atë me universitetet përtej vendeve fqinje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Për shkak të borës, rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme

Për shkak të borës, rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një person në Pejë për ofendim ndaj familjes Haradinaj

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Merdarë, 10 mijë euro cigare elektronike të konfiskuara

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Merdarë, 10 mijë euro cigare elektronike të konfiskuara

Arrestohet një i mitur në Podujevë, sulmoi me thikë bashkëmoshatarin e tij

Arrestohet i mituri në Podujevë pasi theri me thikë bashkëmoshatarin e tij

Për shkak të borës, rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme

Për shkak të borës, rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një person në Pejë për ofendim ndaj familjes Haradinaj

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

77 vjet NATO: Begaj thekson rolin kyç të Shqipërisë në aleancë

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Merdarë, 10 mijë euro cigare elektronike të konfiskuara

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Merdarë, 10 mijë euro cigare elektronike të konfiskuara

Arrestohet një i mitur në Podujevë, sulmoi me thikë bashkëmoshatarin e tij

Arrestohet i mituri në Podujevë pasi theri me thikë bashkëmoshatarin e tij

Zhduket një femër në Pejë

Babai raporton të zhdukur vajzën e tij në Klinë

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Një person vdes në fushën sportive pasi i përkeqësohet gjendja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën