TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

UNRWA: Modeli i ndihmës për Gazën GHF “shpërqëndrim nga mizoritë”

by teve1
8 muaj ago
1
A A
UNRWA: Modeli i ndihmës për Gazën GHF “shpërqëndrim nga mizoritë”

Kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), Philippe Lazzarini, ka dënuar modelin e ri të shpërndarjes së ndihmës humanitare në Gaza, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar atë si një “shpërqendrim nga mizoritë” që po ndodhin në enklavën bregdetare.

Deklarata erdhi një ditë pas një incidenti të dhunshëm në një qendër shpërndarjeje ndihmash në Rafah, në jug të Gazës.

Të martën, mijëra palestinezë u ngjitën mbi gardhet e një pike shpërndarjeje të drejtuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), një organizatë e mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli, por që nuk njihej më parë.

Skenat u përshkruan si kaotike, ndërsa Ministria e Shëndetësisë në Gaza raportoi se të paktën një person u vra dhe dhjetëra të tjerë u plagosën kur forcat e sigurisë izraelite hapën zjarr për të kontrolluar turmën, ka raportuar Al Jazeera.

Ajith Sunghay, kreu i Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut në territoret palestineze të pushtuara, tha për gazetarët në Gjenevë se gjatë incidentit u plagosën 47 palestinezë, kryesisht nga të shtënat izraelite.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj kishin përdorur vetëm të shtëna paralajmëruese pranë vendit.

“Pamë imazhe tronditëse të njerëzve të uritur që shtynin gardhe, dëshpërim për ushqim që u kthye në kaos. Ishte e padenjë dhe e rrezikshme,” tha Lazzarini gjatë një konference në Tokio.

Ai shtoi se sistemi i ri i shpërndarjes është një shpërdorim burimesh dhe shpërqendrim nga mizoritë që po ndodhin në Gaza, duke theksuar se UNRWA ka një sistem të përshtatshëm shpërndarjeje që funksionon për qëllimet humanitare.

“Koha po mbaron dhe urgjentisht duhet lejuar puna humanitare që të shpëtojë jetë,” tha Lazzarini.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pranoi më vonë se kishte ndodhur një “humbje e përkohshme kontrolli” në qendrën e shpërndarjes.

Izraeli ka lehtësuar aktivitetet e GHF-së dhe e promovon këtë model si një mënyrë për të kontrolluar shpërndarjen e ndihmave.

Por Fondacioni Humanitar i Gazës është përballur me kritika të ashpra, përfshirë akuza se ndihmon Izraelin në qëllimet ushtarake, duke përjashtuar palestinezët, anashkaluar sistemin e OKB-së dhe duke mos respektuar parimet themelore humanitare.

Organizatat ndërkombëtare, përfshirë OKB-në, e kanë bojkotuar GHF-në, duke argumentuar se ndihma humanitare duhet të shpërndahet në mënyrë të pavarur dhe në bazë të nevojës.

“Modeli i propozuar nga Izraeli nuk përputhet me parimet themelore humanitare,” tha Lazzarini, duke paralajmëruar se ky sistem do të privojë një pjesë të madhe të popullsisë së Gazës nga ndihmat urgjente.

Sistemi i vjetër i shpërndarjes kishte rreth 400 pika në Gaza, ndërsa modeli i ri kufizon ndihmën vetëm në 3-4 pika kryesore, duke detyruar njerëzit të zhvendosen me forcë për të marrë ndihmën e nevojshme.

Ndërsa disa ndihma kanë rifilluar, forcat izraelite vazhdojnë ofensivën e tyre në zona të gjera të enklavës, tashmë nën kontrollin e tyre. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, që nga prishja e armëpushimit në mes të marsit, janë vrarë 3,901 palestinezë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të paktën 15 emigrantë të vdekur pas përplasjes së një varke me rojen bregdetare greke pranë Kiosit

Të paktën 15 emigrantë të vdekur pas përplasjes së një varke me rojen bregdetare greke pranë Kiosit

Nxënësi 14-vjeçar godet me thikë mësuesen në një shkollë të Francës

Nxënësi 14-vjeçar godet me thikë mësuesen në një shkollë të Francës

Borë deri në dy metra në Japoni, të paktën 35 të vdekur

Borë deri në dy metra në Japoni, të paktën 35 të vdekur

Libani akuzon Izraelin se ka spërkatur substanca toksike mbi qytetet jugore

Libani akuzon Izraelin se ka spërkatur substanca toksike mbi qytetet jugore

Dallaveret me vota në Malishevë, e arrestuara ia shtoi afër 1500 vota një kandidati

Intervistohen disa të dyshuar për falsifikim të rezultateve në Obiliq

FFK-ja mban nesër Kuvendin Zgjedhor, Ademi kandidati i vetëm në garë për t’u rizgjedhur

FFK-ja mban nesër Kuvendin Zgjedhor, Ademi kandidati i vetëm në garë për t’u rizgjedhur

Të paktën 15 emigrantë të vdekur pas përplasjes së një varke me rojen bregdetare greke pranë Kiosit

Të paktën 15 emigrantë të vdekur pas përplasjes së një varke me rojen bregdetare greke pranë Kiosit

​Viktimat e “Natës së Tmerrit” në veri, vendoset pllakë përkujtimore në Mitrovicë

​Viktimat e “Natës së Tmerrit” në veri, vendoset pllakë përkujtimore në Mitrovicë

Nxënësi 14-vjeçar godet me thikë mësuesen në një shkollë të Francës

Nxënësi 14-vjeçar godet me thikë mësuesen në një shkollë të Francës

Osmani takohet me presidenten e Tanzanisë dhe shefin e diplomacisë në Arabinë Saudite

Osmani takohet me presidenten e Tanzanisë dhe shefin e diplomacisë në Arabinë Saudite

Borë deri në dy metra në Japoni, të paktën 35 të vdekur

Borë deri në dy metra në Japoni, të paktën 35 të vdekur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën