Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka deklaruar se është shprehur e shqetësuar me aksionin e djeshëm që rezultoi me mbylljen e strukturave paralele në dhjetë komuna, mes të cilave edhe disa zyre postare dhe qendra të mirëqenies sociale.
Sipas UNMIK-ut thuhet se këto veprime mund të ketë ndikime nga komunitetet joshumicë, të cilat varen nga këto institucione.
“PSSP-ja është e shqetësuar për ndikimin e këtyre mbylljeve në jetën e përditshme të individëve, veçanërisht atyre nga komunitetet joshumicë, të cilët varen drejtpërdrejt nga këto institucione. Veprime të tilla të njëanshme rrezikojnë erozionin e mëtejshëm të besimit ndërmjet komuniteteve dhe autoriteteve të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, shefja e UNMIK-ut u ka bërë thirrje të gjithë atyre që punojnë drejt zgjidhjeve të negociuara dhe të qëndrueshme për sigurinë e qytetarëve në Kosovë./teve1.info/