TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Universiteti i Gjilanit prezanton hulumtimet për marrëdhëniet ndëretnike dhe destinacionet turistike të të rinjve

Në hapësirat e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan u publikuan gjetjet e dy hulumtimeve shkencore të kryera nga studentët e stafi akademik i Fakultetit të Shkencave Sociale. Gjetjet e hulumtimit për marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve e serbeve, si dhe hulumtimit për preferencat e të rinjve për destinacionet turistike u vlerësuan si të rëndësishme nga të pranishmit

by Doresa Geci
2 muaj ago
1 0
A A

Studentët, staf akademik e menaxhmenti i Universitetit  “Kadri Zeka” në Gjilan u mblodhën të martën.

Kjo për të prezantuar gjetjet e dy hulumtimeve të cilat u kryen gjatë gjashtë muajve të këtij viti.

Për punën e bërë nga qershori e deri në dhjetor foli dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Selim Daku.

“Është bërë një punë jo e vogël, jo e lehtë, e kemi nisur këtë projekt natyrisht me kërkesën tek rektori dhe këshilli drejtues të cilët e kanë mbështetur, një pjesë të anëse financiare e ka mbështetur edhe kompania Telkos dhe nxënësit, studentët, profesorët e kanë zhvilluar tutje”.

E gjetjet e hulumtimit “Ndikimi i distancës sociale ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve  në procesin e arritjes së marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës e Serbisë” i prezantuan studentet Drenusha Ramadani e  Vaxhide Gagica.

“Ndonëse shumica e respodentëve nuk shfaqin armiqësi të hapur distanca sociale mbetet  shumë e lartë ndërmjet tyre, mungesa e komunikimit, pjesëmarrja e ulët ndëretnike, refuzimi i marrëdhënieve intime,tregon se kjo nuk është vetëm problem politike por edhe shoqëror”, tha studentja Drenusha Ramadani.

“Nacionalizmi politik vazhdon të përdorët nga elita politike nga të dyja vendet duke e vështirësuar kompromisin, një faktor tjetër i rëndësishëm është edhe ndikimi i Rusisë përmes Serbisë e cila e komplikon procesin e dialogut, tregoi studentja Vaxhide Gagica.

Por jo vetëm këtë hulumtim, para të pranishmëve u prezantuan edhe rezultatet e  hulumtimit për preferencat e  të rinjve  për destinacionet turistike.

Stambolli, Parisi, Berlini, Amsterdami, Praga, e Barcelona  sipas rezultateve të këtij hulumtimi janë qytetet e preferuara të të rinjve kosovar

E këtu fjalën e mori edhe rektori i universitetit “Kadri Zeka” Artan Dermaku.

“Është kënaqësi që sot po ndalemi dhe po mbledhim për me bisedu për cështje të mira, realisht ajo çka i vynë universitet, hulumtimet është një prej shtyllave të universitetit”.

Ky aktivitet shkencor u përmbyll me pyetje dhe diskutime nga të pranishmit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme

AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme

KDI: Vendi rrezikon të futet në gjendje të paqartësisë kushtetuese

KDI: Vendi rrezikon të futet në gjendje të paqartësisë kushtetuese

Hoxha: Mosveprimi i presidentes për dekretin e zgjedhjeve do të ishte shkelje kushtetuese

Hoxha: Mosveprimi i presidentes për dekretin e zgjedhjeve do të ishte shkelje kushtetuese

Kurti: Kemi 60 ditë kohë për ta zgjedhur presidentin

Kurti për Osmanin: E dinim që as presidentja aktuale nuk na garantonte kuorumin

Kurti për Osmanin: E dinim që as presidentja aktuale nuk na garantonte kuorumin

Kurti: Zgjedhjet e përsëritura nuk janë zgjidhje, ato mund të kushtojnë 10 milionë euro

Kurti: Zgjedhjet e përsëritura nuk janë zgjidhje, ato mund të kushtojnë 10 milionë euro

Kurti: S’mund të flasim për zgjedhje të reja, pa e thënë fjalën e vet Gjykata Kushtetuese

Kurti: S’mund të flasim për zgjedhje të reja, pa e thënë fjalën e vet Gjykata Kushtetuese

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën