Skuadra e Manchester United është në kërkim të një sulmuesi qendror për afatin e verës, pasi Wout Weghorst është vetëm në formë huazimi.
Sipas Goal, ‘djajtë’ dëshirojnë të sigurojnë shërbimet e sulmuesit të Juventusit, Dusan Vlahovic, me këtë të fundit që është i pakënaqur me minutazhën tek ‘Zonja e Vjetër’.
Gjigandi anglez po planifikon një lëvizje të mundshme gjatë afatit të verës, me sulmuesin që mund t’ju kushtojë deri në 90 milionë euro.