Izraeli po bllokon 1.6 milion shiringa të nevojshme për një fushatë vaksinimi të fëmijëve në Gaza, thotë UNICEF, së bashku me gati një milion shishe formule për foshnje.
Të martën, agjencia e OKB-së për ndihmën e fëmijëve tha se bllokimi po pengon përpjekjet për të imunizuar më shumë se 40,000 fëmijë që nuk morën vaksinat rutinë gjatë luftës.
Shiringat kanë pritur zhdoganimin që nga gushti. Izraeli i konsideron ato si artikuj “me përdorim të dyfishtë” me zbatime të mundshme ushtarake, tha zëdhënësi i UNICEF-it, Ricardo Pires, citon Al Jazeera.
“Këto artikuj, po e kemi shumë të vështirë t’i kalojmë nëpër verifikime dhe inspektime, megjithatë janë urgjente”, u tha ai gazetarëve në Gjenevë.










