TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

UNICEF dhe USAID i dhurojnë Kosovës frigoriferë dhe ngrirës për vaksinat anti-COVID

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
UNICEF dhe USAID i dhurojnë Kosovës frigoriferë dhe ngrirës për vaksinat anti-COVID

Ky donacion bëhet e ditur se përfshinë pesë dhoma të reja ftohëse për depon qendrore të vaksinave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, 214 frigoriferë vaksinash dhe 56 ngrirës vaksinash.

Sipas njoftimit këto pajisje do të mbështesin imunizimin e rregullt të fëmijëve si dhe vaksinimin kundër COVID-19 në mbarë Kosovën.

“Donacioni për Ministrinë e Shëndetësisë përfshinë pesë dhoma të reja ftohëse për depon qendrore të vaksinave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, 214 frigoriferë vaksinash dhe 56 ngrirës vaksinash për të siguruar që vaksinat të mbahen në temperaturën e duhur. Përveç kësaj, financimi i USAID-it do të mbështesë trajnimin për punëtorët shëndetësor në funksionimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të zinxhirit të ftohtë dhe do të mbështesë zhvillimin e një sistemi të digjitalizuar për monitorimin dhe menaxhimin e vaksinave”, thuhet në njoftim.

Tutje zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku ka theksuar  se partneriteti i institucioneve shëndetësore të Kosovës me UNICEF-in dhe USAID-in është një shembull i mirë i bashkëpunimit.

“Ministria e Shëndetësisë thekson rëndësinë e madhe që ka avancimi i teknologjisë dhe pajisjeve për sigurinë në ruajtjen dhe transportin e vaksinave, për të arritur shkallë sa më të lartë të mbulueshmërisë me vaksina të Programit të Zgjeruar të imunizimit dhe të vaksinave të tjera. Partneriteti i institucioneve shëndetësore të Kosovës me UNICEF-in dhe USAID-in është një shembull i mirë i bashkëpunimit për të ofruar vaksina të sigurta për të gjithë në Kosovë”, tha Bunjaku.

Në njoftim thuhet se Zeinah Salahi, drejtoresha e Misionit të USAID-it, është shprehur  se ky donacion i pajisjeve nuk do të ndihmojë vetëm programin e vaksinimit kundër COVID-19, por cilindo nga programet e imunizimit të Kosovës për të cilat nevojitet ruajtja në temperaturë të ftohtë – veçanërisht për vaksinimin e rregullt të fëmijëve.

Kurse Nona Zicherman, shefe e UNICEF-it në Kosovë, ka thënë se me këtë mbështetje nga USAID dhe UNICEF, është siguruar qasje më e lehtë dhe e sigurt në vaksina në mbarë Kosovën.

Tags: frigoriferMinistria e Shendetesiseunicef usaid
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmet i lehtë në Kosovë

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Maqedonci thotë se Kosova është një hap larg anëtarësimit në NATO pas vendimi të asamblesë

Kongresmeni amerikan Kieth Self:  Anëtarësimi i Kosovës në NATO  elementi kyç stabilizues

Një javë nga sulmi në veri, Kurti: Kemi qenë dëshmitarë të dhunës e kërcënimeve

“Milan Radoiçiq bëhet miliarder, por e humb pushtetin në Veriun e Mitrovicës”

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmet i lehtë në Kosovë

Ismet Munishi do të jetë trajneri i ri i skuadrës  Liria

Ismet Munishi do të jetë trajneri i ri i skuadrës  Liria

Mickoski: Heqja e tabelave me mbishkrimin shqip, është pjesë e planit për destabilizim

​Mickoski: Nëse dikush kërkon dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, duhet të lejohet

Dosja “Epstein”, vjen dorëheqja e parë nga qeveria britanike

Dosja “Epstein”, vjen dorëheqja e parë nga qeveria britanike

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Maqedonci thotë se Kosova është një hap larg anëtarësimit në NATO pas vendimi të asamblesë

Kongresmeni amerikan Kieth Self:  Anëtarësimi i Kosovës në NATO  elementi kyç stabilizues

Liridon Leci shkarkohet nga pozita e trajnerit te Liria?

Liridon Leci shkarkohet nga pozita e trajnerit te Liria?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën