tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Uliks Emra shkarkohet nga detyra e ambasadorit në Norvegji

tëvë1 nga tëvë1
22/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vendimi për largimin e tij nga pozita e ambasadorit ka qenë i papritur dhe i paargumentuar.

“Konfirmoj që mandati im si Ambasador i KARRIERËS në Norvegji (pas punës sime të përgjithshme 10 vjeçare në Ministri të Punëve të Jashtme si Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm, pastaj në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kroaci dhe tani në Norvegji) ndërpritet dhe do të përfundoj së shpejti”, ka shkuar Emra.

Emra ka shtuar se ndjehet krenar dhe i nderuar që është pjesë e historisë, duke qenë ambasadori i parë dhe themelues i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Norvegji.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar dhe shumë të respektuar bashkatdhetar, qytetar të Republikës së Kosovës, përfaqësues të mediave:
Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm dhe kërkesave të shumta të cilat i kam pranuar nga bashkatdhetarët në Norvegji, qytetarëve nga RKS por edhe nga mediat, me qëllim të transparencës dhe informimit të drejtë të opinionit publik ju konfirmoj që:
VENDIMI mbi Tërheqjen time të Parakohshme (të papritur dhe të pa argumentuar) nga posti i Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Norvegji, me arsyetimin “zyrtar” “PËR NEVOJA PUNE NË MINISTRINË E PUNËVE TË JASHTME”, është i vërtetë.

Në këtë mënyrë konfirmoj që mandati im si Ambasador i KARIERËS në Norvegji (pas punës sime të përgjithshme 10 vjeçare në Ministri të Punëve të Jashtme si Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm, pastaj në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kroaci dhe tani në Norvegji) ndërpritet dhe do të përfundoj së shpejti.
Fryma kombëtare dhe shtetërore me të cilën jam rritur, shkollimi im por edhe kultura familjare më kanë mësuar që përkunder sfidave, problemeve dhe padrejtësive individuale të shkaktuara nga motivet personale, INTERESI SHTETËROR DHE KOMBËTAR duhet vendosur para atij personal.
Prandaj, per hir të mbrojtjes së interesit shtetëror dhe relacioneve me shtetin mik të Norvegjisë (për të cilën kam investuar aq shumë), përkunder që ka shumë për të folur, derisa jam në krye të detyrës kam vendosur që nuk do të prononcohem më tej për këtë çështje.

Jam krenar dhe i nderuar që jam pjesë e historisë, duke qenë Ambasadori i parë dhe themelues i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Norvegji, duke u vlerësuar për punë të jashtëzakonshme nga bashkatdhetaret e mrekullueshëm dhe institucionet shtetërore, përkundër kohëve të vështire dhe sfidave të shkaktuara nga pandemia.

Nderi dhe privilegji im më i madhi padyshim ka qenë dhe mbetet njohja me bashkatdhetarët në Norvegji: Njerëz patriot, atdhetar, humanist, dhe të gatshëm që të sakrifikojnë çdo gjë për atdhe.
Krenar me ju.
Me punë të ndershme, dinjitet dhe shërbim ndaj vendit, ashtu sikurse kam vepruar për 12 vite pune në institucione shtetërore, por edhe aktivitetit dhe veprimtarisë sime gjatë gjithë jetës, e që fatmirësisht ka qenë publik, do të vazhdoj angazhimin tim edhe më fuqishëm se deri më tani.
Nuk ka forcë që na ndalë dhe pengon në punën tonë të pëbashkët për ti shërbyer atdheut. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës, bashkatdhetarët dhe miqtë e saj.

Të ngjashëm

Uncategorized

Zvicra luan ndaj Bjellorusisë në Novi Sad, fokusi te Granit Xhaka

25/03/2023
Uncategorized

Banorët e fshatit Miradi e Epërme në hall me ujin

17/03/2023
LAJMET

Presidentja Osmani në hapje të panairit të Turizmit: Kosova ka bukuri të jashtëzakonshme

16/03/2023
Uncategorized

Socialdemokratët e Parlamentit Evropian të gatshëm për të bashkëpunuar për kandidaturën e Kosovës për në BE

15/03/2023
Uncategorized

Nëntë policë vriten në Pakistan pas një sulmi vetëvrasës

06/03/2023
LAJMET

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për vendndodhjen e të kërkuarit për grabitje të armatosur

01/03/2023

Javën e ardhshme takohen Bislimi e Petkoviç në Bruksel

28/03/2023
0

Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi si dhe homologu i tij nga Serbia Petar Petkoviq, do takohen javën e ardhshme në...

28/03/2023
0

Milwaukee mbron kreun e renditjes në Lindje pas fitores me rezultatin 126-117 në fushën e Detroit. Edhe pse pa superyllin...

Pjetër Shala largohet nga salla e gjyqit, avokati: Ai po dridhej dhe është në ankth

28/03/2023
0

Pjetër Shala është larguar nga gjykatorja ku po zhvillohet çështja ndaj tij. Avokati i tij, Jean-Louis Gilissen ka thënë se...

Për tri ditë më radhë marshohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

28/03/2023
0

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami, ka njoftuar se për tri ditë më radhë do të marshohet në mbrojtje të...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.