TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ukraina thotë se fletarrestimi ndaj Putinit i ka ndihmuar në kthim të fëmijëve të dëbuar

nga tëvë1
8 Dhjetor, 2023
0
A A
Ukraina thotë se fletarrestimi ndaj Putinit i ka ndihmuar në kthim të fëmijëve të dëbuar

Komisionari i Ukrainës për të Drejta të Njeriut, Dmytro Lubinets, ka thënë të premten se dy fletarrestimet e lëshuara ndaj presidentit rus, Vladimir Putin dhe një zyrtareje tjetër ruse, për dëbim të paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina në Rusi, ka ndihmuar në kthimin e disave në vendin e vet.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar fletarrestime në mars për arrestim të Putinit dhe zyrtares ruse Maria Lvova-Belova, për akuza për krime lufte, të lidhura me rrëmbim fëmijësh ukrainas.

Kremlini, në anën tjetër, i hedh poshtë këto pretendime.

Kievi ka thënë se e ka konfirmuar dëbimin e 19.546 fëmijëve dhe se kjo shifër mund të jetë më e lartë.

“Sipas mendimit tim, pas fletarrestimeve të lëshuara nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, është bërë më i lehtë kthimi i fëmijëve”, ka thënë Dmytro Lubinets, në një konferencë për media.

Të mërkurën, tetë fëmijë janë kthyer nga Rusia në Ukrainë, sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar prej Katarit.

“Nuk e di çfarë argumente pranon Federata Ruse, mirëpo fëmijët kanë nisur të kthehen. Jo në mënyrë sistematike, në grupe të vogla, megjithatë, kanë nisur të kthehen”, ka thënë ai, raporton REL.

Sipas tij, Ukraina ka arritur t’i kthejë 387 fëmijë prej Rusisë dhe prej territoreve të pushtuara prej Moskës.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zelensky mirëpret propozimin rus, thotë se armëpushimi duhet të vijë para negociatave

Zelensky mirëpret propozimin rus, thotë se armëpushimi duhet të vijë para negociatave

India dhe Pakistani akuzojnë njëra-tjetren për shkelje të armëpushimit

India dhe Pakistani akuzojnë njëra-tjetren për shkelje të armëpushimit

Lekaj: Ka pasur arrestime për ndërhyrje në procesin e votimit

Lekaj: Ka pasur arrestime për ndërhyrje në procesin e votimit

Papa Leo XIV shpalos vizionin e papatit të tij

Papa Leo XIV shpalos vizionin e papatit të tij

Haxhiu: Opozita po vazhdon me qasje destruktive dhe bllokuese

Haxhiu: Opozita po vazhdon me qasje destruktive dhe bllokuese

Zelensky mirëpret propozimin rus, thotë se armëpushimi duhet të vijë para negociatave

Zelensky mirëpret propozimin rus, thotë se armëpushimi duhet të vijë para negociatave

Real Madridi i frikësohet Arabisë Saudite për Viniciusin

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i paguar në klub me kontratën e re

Bostoni arrin fitoren e dytë ndaj Dallasit

Boston fillon rikthimin, Minnesota në epërsi ndaj GSW

Dallimet mes Real Madridit dhe Barcelonës: Kush është më i saktë? Kush vrapon më shumë? Sa sulmojnë?

Sot super ndeshja, Barcelona – Real Madrid

India dhe Pakistani akuzojnë njëra-tjetren për shkelje të armëpushimit

India dhe Pakistani akuzojnë njëra-tjetren për shkelje të armëpushimit

Lekaj: Ka pasur arrestime për ndërhyrje në procesin e votimit

Lekaj: Ka pasur arrestime për ndërhyrje në procesin e votimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X