TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ukraina merr përgjegjësinë për shpërthimin që vrau gjeneralin rus

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Ukraina merr përgjegjësinë për shpërthimin që vrau gjeneralin rus

Hetues dhe ekspertë të policisë pranë një trupi të pajetë në vendin e shpërthimit në Moskë, ku u vranë shefi i forcave mbrojtëse bërthamore ruse dhe asistenti i tij, më 17 dhjetor.

Një oficer i rangut të lartë i ngarkuar me Trupat e Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike të Rusisë (RKhBZ) është vrarë në një shpërthim në Moskë, tha Komiteti Hetues i Rusisë.

Gjenerallejtënant Igor Kirillov dhe ndihmësi i tij u vranë nga një bombë e fshehur në një skuter jashtë hyrjes së një ndërtese në Moskë herët më 17 dhjetor, tha komiteti në një deklaratë, duke shtuar se kanë nisur hetimet lidhur me rastin.

Shpërthimi ishte rezultat i një operacioni special të shërbimit të sigurisë SBU të Ukrainës, tha një burim në SBU për Radion Evropa e Lirë.

Kirillov është oficeri ushtarak rus i nivelit më të lartë që është vrarë në atë që duket të jetë një atentat që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022.

SBU-ja tha se forcat ruse përdorën armë kimike pothuajse 5.000 herë gjatë luftës në Ukrainë nën udhëheqjen e Kirillovit.

Pretendimi nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur, por Kievi thuhet se qëndron pas një fushate të vrasjeve që patën shënjestër zyrtarë dhe oficerë rusë ushtarakë, të përfshirë në pushtimin e Ukrainës.

Shpërthimi ndodhi një ditë pasi shërbimi i sigurisë SBU i Ukrainës raportoi se prokurorët ukrainas ngritën një akuzë kundër Kirillovit, si përgjegjës për përdorimin e armëve kimike kundër trupave ukrainase gjatë luftës së nisur nga pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia.

Kirillov është njëri nga disa oficerë rusë dhe figura pro luftës që u vranë në Rusi dhe në pjesët e pushtuara nga Rusia të Ukrainës.

Vdekja e tij ndodhi një javë pasi një zyrtar i lartë i një kompanie ruse që prodhon raketa lundruese të përdorura nga Moska në luftë, thuhet se u qëllua për vdekje jashtë kryeqytetit.

Kirillov u shfaq në pamjet që ishin thelbësore për një hulumtim të Shërbimit Rus të Radios Evropa e Lirë, i cili zbuloi detaje në lidhje me një objekt jashtë Moskës, që sipas pohimit të SHBA-së tregon se Rusia mban një program sulmues me armë biologjike në kundërshtim me Konventën e OKB-së për Armët Biologjike.

Hulumtimi u fokusua në pamjet e medias shtetërore ruse që tregonin ministrin e atëhershëm të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, duke inspektuar objektin, i cili ishte i njohur për rolin e tij në programin e armëve biologjike të Bashkimit Sovjetik që është zgjeruar në masë të madhe.

Kirillov udhëhoqi Shoigun në turneun e tij në inspektimin e objektit të quajtur Instituti i 48-të Qendror i Kërkimeve Shkencore.

Komiteti hetimor tha se shpërthimi që vrau Kirillovin ndodhi jashtë një pallati në Ryazansky Prospekt, një rrugë në kryeqytetin rus që fillon rreth 7 kilometra në juglindje të Kremlinit.

Fotot e postuara në kanalin rus Telegram Astra tregonin dy trupa të shtrirë në dëborë jashtë derës së dëmtuar të një ndërtese apartamentesh.

Pas analizimit të imazheve të një makine të parkuar pranë ndërtesës së banesës, Astra raportoi se automjeti ishte i Kirillovit.

RKhBZ janë forca speciale që veprojnë në kushte të kontaminimit radioaktiv, kimik dhe biologjik.

Sipas biografisë së tij zyrtare, Kirillov mori pjesë në krijimin dhe miratimin e sistemit të flakëhedhësve të rëndë TOS-2 Tosochka nga ushtria ruse, si dhe në luftën kundër pandemisë COVID-19.

Kirillov dhe RKhBZ-ja u vendosën në listën e sanksioneve të Britanisë në tetor për përdorimin e agjentëve të kontrollit të trazirave dhe raporteve të shumta për përdorimin e agjentit toksik vdekjeprurës, kloropicrin, në fushën e betejës.

Kirillov dhe forcat e tij ishin “përgjegjëse për ndihmën në vendosjen e këtyre armëve barbare”, tha Britania në atë kohë.

Kremlini i ka quajtur akuzat “të pabaza”.

Kirillov, i cili sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, TASS, ishte i diplomuar në Shkollën e Komandës së Lartë Ushtarake të Mbrojtjes Kimike në Kostroma, ishte emëruar në krye të RKhBZ-së në prill të vitit 2017.

Më parë ai kishte shërbyer në Drejtorinë e shefit të Trupave të Mbrojtjes Kimike, Biologjike dhe nga Rrezatimi.

Tags: Igor KirillovRKhBZUkraina
ShareTweet

Postime të ngjashme

40-vjeçarja bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën në Tiranë

Goditet nga pema, vdes 58-vjeçari në Shkodër

​Mbërrin në 538 numri i viktimave të përmbytjeve katastrofike në Nepal

​Mbërrin në 538 numri i viktimave të përmbytjeve katastrofike në Nepal

Gjokiq: Mediat serbe po krijojnë mite rreth vdekjes së Ratko Mlladiqit

Gjokiq: Mediat serbe po krijojnë mite rreth vdekjes së Ratko Mlladiqit

Dimiq: Pinoku serb nuk do të mundet të jetë në Gazimestan për të përhapur mite se si Kosova është ende tokë e shenjtë serbe

Ligjvënësit amerikanë mesazh Vuçiqit:Lufto korrupsionin ose do të përballesh me sanksione

Palatova largohet nga Kosova, u bën thirrje politikanëve për bashkëpunim konstruktiv me BE-në

Palatova largohet nga Kosova, u bën thirrje politikanëve për bashkëpunim konstruktiv me BE-në

Pas katër vitesh në Kosovë, Guerot e përfundon mandatin si ambasador i Francës

Pas katër vitesh në Kosovë, Guerot e përfundon mandatin si ambasador i Francës

“Medalje për Kosovën”, Donjeta Sadiku flet pas triumfit në “Taranto 2026”

Donjeta Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

40-vjeçarja bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën në Tiranë

Goditet nga pema, vdes 58-vjeçari në Shkodër

Argjentina do të luaj miqësore për ta zbutur dënimin e FIFA-s

Argjentina do të luaj miqësore për ta zbutur dënimin e FIFA-s

​Mbërrin në 538 numri i viktimave të përmbytjeve katastrofike në Nepal

​Mbërrin në 538 numri i viktimave të përmbytjeve katastrofike në Nepal

Konjufca sërish lirohet nga akuza për gazin lotsjellës

Konjufca sërish lirohet nga akuza për gazin lotsjellës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën