Kështu ka bërë të ditur kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal.
Ai ka thënë se Kievi do ta përdorë kredinë për të forcuar ushtrinë, për të paguar pensionet e banorëve, për të mbështetur programet sociale dhe masat ekonomike
“1.3 miliardë dollarë fonde shtesë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë mbërritur në Ukrainë”, ka thënë kryeministri Shmyhal sot në Telegram.
Sipas FMN-së, kërkesat për financim do të jenë rreth 3-4 miliardë dollarë në muaj në vitin 2023./KP