TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ukraina e gatshme të nënshkruajë marrëveshje kyçe për mineralet me SHBA-të

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Ukraina e gatshme të nënshkruajë marrëveshje kyçe për mineralet me SHBA-të

Zyrtarë të lartë ukrainas kanë thënë të mërkuren se Ukraina është e gatshme të nënshkruajë një marrëveshje që do i jepte SHBA-së akses në mineralet e saj të çmuara dhe të rralla me shpresën për të siguruar mvështetjen e vazhdueshme amerikane për mbrojtjen kundër Rusisë.

Ministrja e ekonomisë e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, ishte në Uashington të mërkurën për të ndihmuar në hartimin e aspekteve teknike të marrëveshjes, sipas dy zyrtarëve të lartë ukrainas që folën në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar ta diskutonin çështjen publikisht, shkruan AP.

Për Ukrainën, marrëveshja shihet si çelësi për të siguruar aksesin e saj në ndihmën ushtarake amerikane në të ardhmen.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tregoi në shkurt se donte qasje në materialet e rralla të tokës së Ukrainës si kusht për vazhdimin e mbështetjes së SHBA-së në luftë.

Por, nuk ishte menjëherë e qartë nëse administrata Trump ishte gjithashtu e gatshme të finalizonte marrëveshjen të mërkurën, raporton AP.

SHBA-të po kërkojnë qasje në më shumë se 20 lëndë të para që konsiderohen strategjikisht kritike për interesat e tyre, duke përfshirë depozitat e titanit në Ukrainë , i cili përdoret për prodhimin e krahëve të avionëve dhe prodhime të tjera hapësinore, dhe uraniumit, i cili përdoret për energjinë bërthamore, pajisjet mjekësore dhe armët.

Ukraina gjithashtu ka litium, një përbërës kyç në disa teknologji baterish, si dhe grafit dhe mangan, të cilët përdoren në bateritë e automjeteve elektrike.

Trump më parë e përshkroi një marrëveshje të propozuar për mineralet si rimbursim për miliarda dollarë ndihmë që SHBA-të i kanë dhënë Ukrainës.

Kabineti ukrainas pritet të miratojë tekstin e marrëveshjes përpara se ajo të nënshkruhet në Uashington, pas së cilës ajo do të nënshkruhet nga Svyrydenko. Marrëveshja më pas do të duhet të ratifikohet nga Parlamenti ukrainas përpara se të hyjë në fuqi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pezullohen fluturimet në ShBA

Pezullohen fluturimet në ShBA

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Shqipëria synon mbylljen e gjashtë kapitujve të negociatave me BE-në deri në fund të vitit 2026

Shqipëria synon mbylljen e gjashtë kapitujve të negociatave me BE-në deri në fund të vitit 2026

Reshitaj: Ministria e Shëndetësisë ka buxhet, por po keqmenaxhohet

Reshitaj: Ministria e Shëndetësisë ka buxhet, por po keqmenaxhohet

Parashikimi i motit për sot

Fundjava në Kosovë me vranësira dhe reshje shiu, në male pritet borë

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Pezullohen fluturimet në ShBA

Pezullohen fluturimet në ShBA

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën