TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë sulme me dronë

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë sulme me dronë

Tymi i përhapur mbi Harkiv, si pasojë e një sulmi raketor rus. Fotografi e 17 majit

Rusia ka thënë se ka rrëzuar rreth 60 dronë dhe disa raketa mbi territorin e saj, derisa Ukraina ka thënë se ka shkatërruar mbi 30 dronë rusë.

Të paktën katër persona janë raportuar në vrarë, si pasojë e një sulmi rus në paralagjet e Harkivit, të dielën, teksa Rusia çon përpara ofensivën në verilindje të Ukrainës.

“Mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar 57 dronë ukrainas mbi rajonin jugor Krasnodar përgjatë natës”, ka thënë Ministria ruse e Mbrojtjes.

Zyrtarë lokalë ushtarakë kanë thënë se disa dronë janë rrëzuar në një rafineri të naftës në qytezën Slavjansk-on-Kuban, mirëpo nuk është raportuar për dëme.

Tre dronë tjerë është thënë të jenë rrëzuar në rajon rus Belgorod, që gjendet në kufi me Ukrainën.

Në Ukrainë, zyrtarë të forcës ajrore kanë thënë se mbrojtja ajrore ka rrëzuar 37 dronë rusë të nisur kundër shtetit përgjatë natës.

Në rajonin verilindor të Harkivit, ku Moska ka nisur ofensivën e re, guvernatori rajonal, Oleh Syniehubov, ka thënë se një person ka vdekur dhe 11 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve të një dite më herët, shkruan REL. Më vonë gjatë së dielës, Syniehubov ka thënë se katër persona tjerë janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur, si pasojë e sulmeve ruse në zonën e Harkivit.

Trupat ukrainase janë duke luftuar për t’i pamundësuar avancimet ruse në rajonin e Harkivit.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë të premten se ofensiva e Moskës në rajonin e Harkivit po bëhet me qëllim të krijimit të një zone neutrale dhe se nuk ekzistojnë plane për të kapur qytetin.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Tags: Rusiasulme me dronëUkraina
ShareTweet

Postime të ngjashme

FBI shkatërron një grup spiunazhi që vepronte me urdhër të Rusisë, në rrjet edhe një shtetas serbo-malazez

FBI shkatërron një grup spiunazhi që vepronte me urdhër të Rusisë, në rrjet edhe një shtetas serbo-malazez

Lëndohet Ilir Krasniqi, mungon ndaj Sllovakisë?

Lëndohet Ilir Krasniqi, mungon ndaj Sllovakisë?

Bllokohet qarkullimi i automjeteve në dalje të pikës kufitare Jarinje

Bllokohet qarkullimi i automjeteve në dalje të pikës kufitare Jarinje

Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

Spahiu: Konflikti Kurti–Osmani e ka inkurajuar opozitën, por mund të digjet

Spahiu: Konflikti Kurti–Osmani e ka inkurajuar opozitën, por mund të digjet

“Info Nata”- 16.03.2026

“Info Nata”- 16.03.2026

“Matrix”- 16.03.2026

“Matrix”- 16.03.2026

Borë e shi, parashikimi i motit për nesër

Borë e shi, parashikimi i motit për nesër

Mustafa: Në QKUK mungojnë stentat, Kurti merret me plane për zgjedhje

Mustafa: Në QKUK mungojnë stentat, Kurti merret me plane për zgjedhje

Kosova shpëtoi boshnjakët nga Lindja e Mesme, shteti i tyre i braktisi: Kosova e tregon si funksionon një shtet – Bosnja dështoi

Kosova shpëtoi boshnjakët nga Lindja e Mesme, shteti i tyre i braktisi: Kosova e tregon si funksionon një shtet – Bosnja dështoi

Ende asnjë i dënuar  – 22 vjet nga mbytja e tre fëmijëve në Lumin Ibër

Ende asnjë i dënuar – 22 vjet nga mbytja e tre fëmijëve në Lumin Ibër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën