TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ukaj thotë se pas lirimit të tre policëve nga Serbia “topi” për shtensionimin e situatës është te Kosova

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Ukaj thotë se pas lirimit të tre policëve nga Serbia “topi” për shtensionimin e situatës është te Kosova

Politologu, Fidan Ukaj, tha se me lirimin e tre zyrtarëve policorë nga autoritetet e Serbisë, tashmë “topi” është te Kosova, duke shtuar që kryeministri, Albin Kurti tani duhet ta bëjë hapin e radhës për shtensionimin e situatës në veri.

Sipas Ukaj, shtensionimi i situatës mund të bëhet vetëm me dy alternativa, shkruan teve1.info.

Reklamë

“Serbia e bëri një lëvizje edhe pse të vonuar e taktike, liroi tre policët, tanimë më “topi” siç duket është te Kosova. Pikërisht pse “topi” ka rënë te Kosova, Kurti duhet ta bëjë hapin e radhës, duhet t’i organizojë këto zgjedhje dhe të tregojë që është pro kërkesave të Bashkësisë Ndërkombëtare. Kemi një ripozicionim të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rreth tri pikave që tashmë janë të njohura për Qeverinë e Kosovës. Për uljen e tensioneve, është alternative e fundit që Kurti duhet t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së Bashkësisë Ndërkombëtare për t’u mbajtur procesi zgjedhor. Alternativat janë, peticioni dhe dorëheqja. Më e rëndësishme është që këta kryetarë, ose përmes peticionit, ose përmes dorëheqjes, të jepet mundësi e një procesi të ri zgjedhor në atë pjesë të vendit. Zotimet që janë bërë në Bruksel që procesi zgjedhor të realizohet në terren”, deklaroi Ukaj në emisionin “Ditari”.

Më tej, Ukaj vlerësoi që nëse flitet për vullnet dhe ligjshmëri, atëherë kryetarët e katër komunave veriore duhet ta përfundojnë mandatin.

“Tashmë është shumë e parëndësishme vendi ku duhet të punojnë kryetarët, në objekte komunale apo në objekte alternative”, shtoi tutje Ukaj në Tëvë1.

Ndërkaq, sa i përket 5 kërkesave të Kurtit ndaj BE-së, Ukaj vlerësoi që tanimë ato kërkesa të kryeministrit kanë rënë poshtë.

“Kurti pati 5 kërkesa për BE-në, mirëpo ne e pamë përgjigjen e tyre. Do të thotë, kërkesat e Kurtit kanë rënë poshtë. Nuk do të kishte shpresë nëse Kurti s’do t’i pranonte asnjë nga pikat, mirëpo ai tashmë e ka pranuar pikën kryesore të BE-së, pra zgjedhje të reja në veri”, tha ai.

Kujtojmë që Kurti ka thënë se pajtohet për zgjedhje të parakohshme në veri të Kosovës, por së pari, ka thënë ai, duhet që bandat e mbështetura nga Beogradi të kthehen në Serbi ose të arrestohen në Kosovë./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Një i lënduar në një aksident në Prishtinë

Shoqërohen në polici dy persona për pengim të punimeve në rrugën “A”

Shoqërohen në polici dy persona për pengim të punimeve në rrugën “A”

Imeri: Po të ishin numrat për Qeveri, konstituimi i Kuvendit nuk do të ishte çështje

Imeri: Po të ishin numrat për Qeveri, konstituimi i Kuvendit nuk do të ishte çështje

Drojë se s’ka vend për të burgosurit në Gjilan pas ardhjes së 200 danezëve

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë

Muriqi nuk largohet nga Mallorca

Muriqi kthehet ndaj Real Madridit

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Një i lënduar në një aksident në Prishtinë

Shoqërohen në polici dy persona për pengim të punimeve në rrugën “A”

Shoqërohen në polici dy persona për pengim të punimeve në rrugën “A”

Rugova largohet nga Sigal Prishtina

Rugova largohet nga Sigal Prishtina

Newcastle – Liverpool, derbi i mbrëmjes

Newcastle – Liverpool, derbi i mbrëmjes

Imeri: Po të ishin numrat për Qeveri, konstituimi i Kuvendit nuk do të ishte çështje

Imeri: Po të ishin numrat për Qeveri, konstituimi i Kuvendit nuk do të ishte çështje

Vietnami përgatitet të evakuojë rreth 500 mijë persona përpara mbërritjes së tajfunit Kajiki

Vietnami përgatitet të evakuojë rreth 500 mijë persona përpara mbërritjes së tajfunit Kajiki

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X