TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Ujku Shigjetë” – Ramadani: FSK tregoi se ka kapacitet për operacione sulmuese

Në ushtrimin “Ujku Shigjetë” u përdorën pajisje anti-tank me municion 66 milimetërsh, përfshirë anti-tank të cilat Ministria e Mbrojtjes i bleu së fundi nga SHBA-ja. Njohësi i sigurisë, Burim Ramadani theksoi se ky regjiment tregoi se janë të gatshëm për stabilitet dhe kundërpërgjigje ndaj çdo kërcënimi që mund të prek Republikën e Kosovës.

by Venhar Isufi
1 muaj ago
1 0
A A

Kundërpërgjigja ndaj armikut nisi menjëherë pas sinjalizimit pozitiv.

Me këto pajisje anti-tank 66 milimetërsh pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës nisën sulmin.

Në ushtrimin “Ujku Shigjetë” i realizuar nga regjimenti i tretë tokësor i FSK-së të martën, u panë edhe pajisjet anti-tank që Ministria e Mbrojtjes bleu nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përveç këtij sistemi, në këtë ushtrim për validimin e regjimentit të tretë tokësor, u përdorën edhe municion 55 milimetërsh dhe kalibra të ndryshëm ushtarak.

Njohësi i sigurisë,  Burim Ramadani thotë për Tëvë1 se ky ushtrim tregon ngritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK-së dhe të këtij regjimenti.

“Absolutisht është krenari kombëtare, dhe si e tillë është duke i përmbushur me kohë dhe përkundër sfidave të tjera, është duke i përmbushur me kohë kapacitetet e plota operacionale. Dhe validimi i regjimentit të tretë të forcës tokësore të FSK-së, është moment jashtëzakonisht i rëndësishëm edhe për FSK-në edhe për ministrinë e Mbrojtjes por edhe sigurinë kombëtare në tërësi. Ajo që u pa prej “Ujkur Shigjetë” është e qartë se FSK-ja edhe regjimenti i tretë ka kapacitet të plotë edhe për operacionet sulmuese edhe mbrojtëse por mbi të gjitha, ato që quhen operacione të stabilitetit”, shprehet Ramadani

Mirëpo, sipas tij, ushtrisë i duhet rritje e buxhetit.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është duke u fuqizuar, edhe në aspekte të specializuara edhe në aspekte të përballjes me kërcënime dhe rreziqet e sigurisë kombëtare të formës së re ta themi, duke përfshirë edhe aspektet e dronëve edhe normalisht që ka edhe shumë fusha të tjera në të cilat Kosova duhet të investojë në Forcën e Sigurisë, sidomos prej vitit 2028 e tutje. Por edhe tutje duhet të rritet buxheti duhet të mbështetet FSK-ja me kapacitetet e nevojshme”, vlerëson Ramadani.

FSK, në fazën e fundit të tranzicionit pritet t’i ketë 7.500 trupa prej të cilëve, 5.000 ushtarë dhe 2.500 rezervë.

Ministria e Mbrojtjes së fundi u pajis me dronë SKYDAGGER, ndërkaq sipas këtij institucioni, pritet që të furnizohen edhe me helikopter BLACKHAËCK.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Opozita po bie në grackat e Kurtit për votën e mërgatës

Spahiu: Opozita po bie në grackat e Kurtit për votën e mërgatës

Kryeziu paralajmëron pasoja: Moscertifikimi i Listës Serbe dëmton Kosovën

Kryeziu paralajmëron pasoja: Moscertifikimi i Listës Serbe dëmton Kosovën

Agani për krizën politike: Opozita dhe partia në pushtet gabuan, LDK pritet të udhëheqë qeverinë e re

Agani për krizën politike: Opozita dhe partia në pushtet gabuan, LDK pritet të udhëheqë qeverinë e re

Agani tregon nëse do të jetë në 10-shen e parë të LDK-së

“Info Nata”- 02.12.2025

“Info Nata”- 02.12.2025

Izraeli pranon mbetjet e një tjetër pengu, mbetet vetëm edhe një në Gazë

Izraeli pranon mbetjet e një tjetër pengu, mbetet vetëm edhe një në Gazë

Agani për krizën politike: Opozita dhe partia në pushtet gabuan, LDK pritet të udhëheqë qeverinë e re

Agani për krizën politike: Opozita dhe partia në pushtet gabuan, LDK pritet të udhëheqë qeverinë e re

Agani tregon nëse do të jetë në 10-shen e parë të LDK-së

Agani tregon nëse do të jetë në 10-shen e parë të LDK-së

Zyra e BE-së: Moscertifikimi i Listës Serbe tregoi politizimin e KQZ-së

Zyra e BE-së: Moscertifikimi i Listës Serbe tregoi politizimin e KQZ-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën