TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Ujkani: Raporti për vendin evidenton përparimin e Kosovës në fusha të rëndësishme

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
​Ujkani: Raporti për vendin evidenton përparimin e Kosovës në fusha të rëndësishme

Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se raporti për vendin evidenton përparimin e Kosovës në fusha të rëndësishme që përfshijnë reformat institucionet, sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe integrimin rajonal.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani u shpreh se Kosova ka shënuar progres në përmbushjen e standardeve ekonomike dhe të Bashkimit Evropian.

Këto komente Ujkani i bëri në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

“Gjatë tre viteve të fundit raportet e Progresit Evropian kanë theksuar arritjet e rëndësishme legjislative të Kosovës në kriteret politike dhe progresin e saj në përmbushjen e standardeve ekonomike dhe të BE-së. Në agjendën e BE-së qeveria jonë është vlerësuar pozitivisht në zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane ERA2 duke arritur mbi 70% zbatueshmëri. Gjithashtu programi kombëtar për integrimin evropian i fokusuar në zbatimin e marrëveshjes së stabilizim asocimit ka pasur një normë vjetore të zbatimit që ka kalon 60%”, theksoi ajo.

Deputetja nga radhët e LVV-së, Fjolla Ujkani para deputetëve të Kuvendit të Kosovës u shpreh se raporti për vendin tregon për progres në luftën kundër korrupsionit, reformat në administratë publike, kulturë, arsim e punësim.

“Ky raport evidenton përparimin e Kosovës në fusha të rëndësishme që përfshijnë reformat institucionet, sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe integrimin rajonal… nuk ka fusha të vlerësuara me regres si në vitet e kaluara. Në shumë fusha ne kemi kaluar një hap më lartë në shkallët e progresit siç janë lufta kundër korrupsionit, reforma e administratës publike, politikat ekonomike dhe monetare funksionimi i ekonomisë së tregut, arsimi dhe kultura, politika sociale dhe punësimi”, shtoi ajo.

Deputetja, Ujkani theksoi se heqja e masave ndëshkuese të vendosura nga BE-ja karshi Kosovës do të ringjallte dhe përshpejtonte reformat.

“Heqja e masave ndëshkuese të vendosura nga BE do të ringjallte motivimin tonë dhe do të përshpejtonte më tej reformat tona. Përkushtimi i Kosovës do të forcohet edhe më shumë pasi të arrij statusin e vendit kandidat duke e bërë rrugën tonë drejtë BE-së më të qartë dhe më të prekshme”, tha ajo.

E seanca e sotme plenare e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një orë vonesë.

Në anën tjetër tri partitë opozitare e kanë kundërshtuar fillimin e seancës pa u hedhur në votim pjesëmarrja e tyre, me arsyetimin se çdo seancë kërkohet të fillojë me votim.

Por, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se seanca mund të filloj edhe pa e konfirmuar kuorumin./KP

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama takon presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier

Rama takon presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

Mot i ndryshueshëm, por jo i ftohtë gjatë javës

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Katër persona të lënduar në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Peja dhe Indio e Kalifornisë nisin procedurat për binjakëzim

Peja dhe Indio e Kalifornisë nisin procedurat për binjakëzim

Protesta masive në Çeki kundër planit të qeverisë për të ndryshuar financimin e mediave publike

Protesta masive në Çeki kundër planit të qeverisë për të ndryshuar financimin e mediave publike

Funeral masiv në Gaza për 70 palestinezët, eshtrat e të cilëve u nxorën nga rrënojat

Funeral masiv në Gaza për 70 palestinezët, eshtrat e të cilëve u nxorën nga rrënojat

Rama takon presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier

Rama takon presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier

Qëlluan me vezë në drejtim të eskortës së Ramës në Durrës, arrestohen 2 persona

Qëlluan me vezë në drejtim të eskortës së Ramës në Durrës, arrestohen 2 persona

Formacionet zyrtare Bjellorusia – Shqipëria

Formacionet zyrtare Bjellorusia – Shqipëria

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

Mot i ndryshueshëm, por jo i ftohtë gjatë javës

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Katër persona të lënduar në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën