TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ugljanin: Lista Serbe ushtron presion ndaj ish-punonjësve serbë para zgjedhjeve në veri

Në veri të Mitrovicës përveç partive politike, pjesë e zgjedhjeve për asamble është edhe iniciativa për Mitrovicë të veriut dhe Iniciativa për Mitrovicën.

by Venhar Isufi
6 muaj ago
1 0
A A

Fushata për kryetarë dhe asamblistë në katër komunat veriore tashmë ka nisur.

Përveç partive politike, që këtë herë do të jenë të gjitha – shqiptare dhe serbe – në garë për udhëheqjen e këtyre komunave janë edhe iniciativat qytetare.

Nexhat Ugljanin, nga komuniteti boshnjak dhe bartës i listës “Iniciativa për Mitrovicën e Veriut”, theksoi se po takohen me qytetarët për të siguruar votat.

Ai akuzon Listën Serbe se po ushtron presion ndaj ish-punonjësve serbë që u larguan nga institucionet e Kosovës.

“Faktikisht ata i kanë lëshuar institucionet dhe kanë ndikuar që punëtorë të tjerë gjithashtu t’i lëshojnë. Tash, kthimi i atyre do të jetë interes politik individual, ndërsa Lista Serbe përmes ndikimeve të saj synon të kontrollojë votat e tyre. Kjo është absurde në politikën që po zhvillon Lista Serbe”.

Edhe “Iniciativa për Mitrovicën” është në garë për zgjedhjet lokale.

Betim Osmani, që garon në këtë listë, tha se nuk është bërë sa duhet për veriun e Mitrovicës.

“Nuk është bërë aq sa duhet. Rreth 70% e qytetarëve shqiptarë nuk janë në pronat e tyre në veri dhe nuk kanë as adresat e tyre atje. Institucionet kanë bërë rindërtime dhe kthime, por jo bartjen e adresave, që do t’u mundësonte edhe votimin. Pas 26 vitesh, në vend që të kishim 7-8 mijë vota nga komuniteti shqiptar, kemi vetëm 1,500”, tha Osmani.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore u mbajtën më 18 dhjetor 2022, pasi partia më e madhe serbe në Kosovë, Lista Serbe, u largua nga institucionet e vendit. Kështu, shqiptarët u zgjodhën kryetarë komunash në katër komunat, megjithëse me një pjesëmarrje të ulët në votime.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Qytetarët thonë se dialogu Kosovë – Serbi duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë

​Qytetarët thonë se dialogu Kosovë – Serbi duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë

Haradinaj-Kurtit: Me strukturat paralele po bashkëpunon, e me shqiptarët bllokada e rrëmujë

Haradinaj-Kurtit: Me strukturat paralele po bashkëpunon, e me shqiptarët bllokada e rrëmujë

Ulutash: Mandati i KFOR-it në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Ulutash: Mandati i KFOR-it në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

OVL e UÇK-së kritikon Gjykatën Speciale: U ngrit për të gjykuar vetëm pjesëtarët e UÇK-së

​Qytetarët thonë se dialogu Kosovë – Serbi duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë

​Qytetarët thonë se dialogu Kosovë – Serbi duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë

Rrathët e errët nën sy, kur janë normale dhe kur fshehin një problem shëndetësor?

Rrathët e errët nën sy, kur janë normale dhe kur fshehin një problem shëndetësor?

Vdes filozofi dhe sociologu gjerman, Jurgen Habermas

Vdes filozofi dhe sociologu gjerman, Jurgen Habermas

Haradinaj-Kurtit: Me strukturat paralele po bashkëpunon, e me shqiptarët bllokada e rrëmujë

Haradinaj-Kurtit: Me strukturat paralele po bashkëpunon, e me shqiptarët bllokada e rrëmujë

Ulutash: Mandati i KFOR-it në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Ulutash: Mandati i KFOR-it në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

OVL e UÇK-së kritikon Gjykatën Speciale: U ngrit për të gjykuar vetëm pjesëtarët e UÇK-së

Ndalohen mbi 38 mijë lodra në vlerë prej 100 mijë euro në zona doganore, s’i plotësonin standardet e sigurisë

Ndalohen mbi 38 mijë lodra në vlerë prej 100 mijë euro në zona doganore, s’i plotësonin standardet e sigurisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën